Panorama Sport (Albania)

Haman thumbon Bajernin: Nuk dalin kampionë

-

Në “Sky90” Ditmar Haman ka sulmuar skuadrën e Bajernit dhe mbrojtësin Mats Humels pas humbjes 3-2 ndaj Borusias së Dortmundit në transfertë. “Humels do të ishte treguar më i drejtë nëse do t’i kishte thënë trajnerit se nuk duhet të luante nga fillimi i ndeshjes. Do t’i kishte kursyer skuadrës shumë gabime. Por, edhe trajneri Kovaç duhet ta kishte pyetur atë. Këtu kemi të bëjmë me një mungesë komunikimi midis lojtarit dhe trajnerit”. Kujtojmë që në pjesën e dytë Humels kërkoi të zëvendësoh­et, pasi ndiente shqetësime. Në vend të tij u fut Niklas Zyle. Më pas, Haman ka vazhduar me komentin e tij në lidhje me performanc­ën e ishskuadrë­s së tij. “Lojtarët nuk e dinë ku janë pasi njëherë luajnë njëherë jo. Trajneri është shumë i ndikuar nga tifozët”. Drejtuesit e Bajernit gjithashtu kanë fajet e tyre sipas Hamanit. Kujtojmë që Uli Hënes nuk bëri asnjë lojtar fajtor pas ndeshjes ndaj Dortmundit. Bajerni edhe pse luajti një pjesë të parë shumë të mirë, përgjegjës­itë për humbjen duhet t’i marrë dikush. “Hënes duhet të kishte thënë diçka më shumë pas ndeshjes. Ai mbrojti trajnerin, duke i dhënë atij besim. Edhe pse unë personalis­ht dyshoj se ai dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç do të vazhdojnë të jenë në krye të Bajernit deri në fundin e sezonit”, u shpreh Haman. Në lidhje me fitimin e kampionati­t Haman mendon se bavarezët nuk do të shpallen kampionë në këtë sezon. “Skuadra humbi shkëlqimin e saj pas një starti shumë të mirë. Por, më pas ata hasën disa vështirësi. Ndeshja me Borusian tregoi shumë për momentin që po kalon skuadra. E shoh të vështirë faktin që kampionët do të mbrojmë titullin e tyre”. Bajerni ndodhet shtatë pikë larg Borusias pas humbjes në ditën e shtunë në përballjen direkte midis tyre. Kampionët duket se do të vuajnë për të arritur të parët në finish në muajin maj. Skuadra nuk po ia del dot të krijojë një identitet, duke çaluar në situata të ndryshme. Në Dortmund edhe pse Levandovsk­i shënoi dy herë për bavarezët, kjo nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë në përballjen direkte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania