Panorama Sport (Albania)

Hënes dhe Salihamixh­iç mendojnë ndryshe për merkaton

-

A ka nevojë Bajerni të ndërhyjë në merkaton e dimrit? Pas disfatës ndaj Borusias nuk mund të përgjigjen njëlloj edhe drejtuesit bavarezë. Një situatë disi kaotike në Mynih pas humbjes në Dortmund që i çon kampionët në -7 pikë nga verdhezinj­të. Presidenti i klubit bavarez, Uli Hënes, tha pas ndeshjes se klubi nuk do të hynte në merkaton e dimrit, pasi nuk e sheh të arsyeshme. “Jo, nuk do të bëjmë asnjë lëvizje në merkato. Por presim të rikthehen lojtarët e dëmtuar. Koman ka filluar stërvitjen dhe Tiago do të rikthehet së shpejti. Toliso edhe pse vonë do të jetë sërish pjesë e jona”, u shpreh numri një i klubit bavarez. Por, nuk ka qenë i këtij mendimi Hasan Salihamixh­iç. Ai foli për “Kicker”, duke thënë se do të jetë vigjilent në merkato për të sjellë lojtarë në skuadër nëse do të jetë e nevojshme. “I kemi sytë gjithmonë hapur për të sjellë në skuadër lojtarë që do të na përmirëson­in lojën. Nëse një lojtar do të na bindë, atëherë do ta marrim në konsiderat­ë një transferim të mundshëm”, u shpreh Braco. Kjo tingëlloi ndryshe te Hënes, tani pritet vetëm mendimi i Rumeniges, i cili nuk iu përgjigj seriozisht kësaj pyetjeje pas ndeshjes në Dortmund të shtunën pasdite. Tani pritet vetëm pushimi dimëror, për të parë nëse bavarezëve do t’u duhet një ndërhyrje në merkato. Por, nëse distanca me verdhezinj­të do të thellohet dhe skuadra do të vazhdojë të humbasë lojtarë të rëndësishë­m, atëherë drejtuesit do të detyrohen të jenë aktivë në merkato. Situata te Bajerni vazhdon të jetë jo e qetë dhe, me sa duket, vetë drejtuesit nuk dinë se çfarë qëndrimi të mbajnë pas dështimit në Dortmund. Duket se ka një përçarje midis trajnerit, lojtarëve dhe presidencë­s, gjë që po dëmton shumë klubin në objektivat sezonalë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania