Panorama Sport (Albania)

Fetel, shtatë “numrat” e krizës

Ferrari beson që është viti më i mirë nga 2008, shifrat thonë të kundërtën

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Historia përsëritet, pasi edhe në vitin 2018 gara e Monzës bëhet sërish fillimi i një krize të thellë për Sebastian Fetel dhe për Ferrarin. Përjashtoj­më këtu Kimi Raikonen, i cili në mënyrë paradoksal­e që nga çasti kur u njoftua që nuk do të jetë më pilot i "kokëkuqes" ka pasur rezultate të mira. Numrat nuk thonë gjithçka, por kur është rasti për të treguar një tendencë negative apo pozitive janë një tregues shumë i qartë. Pas fitores së arritur në garën e 13-të, në Çmimin e Madh të Belgjikës, Fetel renditej i dyti në kampionat me 214 pikë (16,46 pikë mesatarish­t për garë), i shkëputur me 17 pikë nga Ljuis Hamilton i vendit të parë. Në atë periudhë, Raikonen kishte vetëm 146 pikë (11,23 mesatarish­t në çdo garë), ndërsa Vershtapen renditej i pesti me 120 pikë (9,23 pikë për garë). Më pas erdhi Çmimi i Madh i Italisë, një e diel fatale për Sebastian Fetel, e cila më vonë do të rezultonte edhe si pikënisja e krizës së thellë për pilotin gjerman. Nga ajo ditë gjermani i Ferrarit u kthye në një pilot lehtësisht të kalueshëm për rivalin e tij, Hamilton. Numrat për Fetel nga ajo ditë e deri më sot janë vërtet shqetësues edhe pse ka nga ata që në skuderinë

italiane e konsideroj­në si sezonin më të mirë në radhët e Ferrarit nga 2008 e deri më sot. Në shtatë garat e fundit Hamilton ka grumbullua­r 152 pikë (mesatarish­t 21,71 për çdo garë), Vershtapen 114 pikë (16,28 për garë), në vend të tretë Kimi Raikonen

me 105 pikë ( 15 pikë për garë), më pas Botas me 93 pikë, ndërsa i pesti është Sebastian Fetel me 88 pikë (12,57 për garë). Një numër jashtëzako­nisht inferior pikësh që tregon se çfarë fundsezoni falimentue­s ka pasur për të, më keq edhe se

viti 2017, pasi një vit më parë Fetel kishte dhënë disa "sinjale jete", ndërkohë që aktualisht ai është i zhytur në rezultate shumë të dobëta. Po ta krahasojmë me ecurinë e Fernando Alonsos në kohën kur ishte në radhët e Ferrarit, rezultatet janë shumë

inferiore për gjermanin, pasi Alonso në këtë periudhë ka pasur thuajse gjithmonë dyfishin e pikëve në raport me kolegun e skuadrës dhe në dy raste ka luftuar deri në garën e fundit për titullin. Por, te Ferrari vazhdojnë ende të besojnë se ky është sezoni më i mirë që nga viti 2008. Gara e së dielës e zhvilluar në Brazil tregoi edhe një herë tjetër momentin aspak të mirë që po kalon piloti

gjerman i Ferrarit, dhe vendi i gjashtë i arritur është një tregues i qartë i ecurisë mjaft të dobët që ai po kalon në këto muaj të fundit. Formula 1 për vitin 2018 do të mbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dabit, garë e cila do të ketë vetëm vlerë statistiko­re, pasi çdo gjë ka përfunduar si për titullin e pilotëve, të cilin e fitoi Hamilton, ashtu edhe për atë të konstrukto­rëve që u fitua nga Mercedes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania