Panorama Sport (Albania)

Ankohet Milani, ndaj Juves mungojnë 2 penallti

85 mln euro, fondi "Elliott" hap portofolin për dyshen

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dëmtimet, skuali fikimet e ndon jëherë edhe nevoja për energji të freskëta bëjnë që Milani të projektojë afrimin e një sulmuesi në merkaton e janarit. Pas Zlatan Ibrahimovi­çit dhe Aleksandre Patos, emri i ri që përflitet për një kalim te kuqezinjtë është ai i Karim Benzemasë. Francezi po kalon një moment të mirë te Reali i Madridit, por dëshira për të ngritur edhe më tej nivelin e sulmit në skuadër, ka shtyrë Florentino Perezin të mendojë për një zëvendësue­s, që garanton më shumë gola dhe ka moshën nga ana e tij. Duke dashur të blejë Mauro Ikardin që në janar, numri 1 i "Los Blancos" mund të sakrifikoj­ë pikërisht Karim Benzemanë. Pikërisht në këtë pikë futet edhe "Djalli". Fondi "Elliott" dëshiron t'i dhurojë Xhenaro Gatuzos një sulmues me cilësi të larta, ndaj po përgatitet të bëjë gati një çek prej 65 milionë eurosh vetëm për të bindur drejtuesit madrilenë. Amerikanët kanë menduar edhe për bomberin, të cilit do t'i garantojnë të njëjtën pagë si në Madrid, teksa ardhja e tij do të rriste nivelin e sulmit kuqezi, por edhe konkurrenc­ën në repart. Rreziku që Perez ta shkëmbejë me Ikardin është i lartë, ndaj raportohet se drejtuesit e Milanit kanë nisur që tani kontaktet me homologët në kryeqyteti­n spanjoll, me qëllimin për t'i bindur ekonomikis­ht.

PRAPAVIJA - Nevojat në ekipin e Xhenaro Gatuzos prekin të tria repartet, ndaj edhe në prapavijë do të vihet dorë. Me vetëm dy qendërmbro­jtës në grup, në "Milanello" nuk duan të shpresojnë te riaftësime­t e Kaldarës dhe Muzakios, ndaj po mendohet edhe për Ozan Kabak, mbrojtësi 18- vjeçar i Gallatasar­ait. Djaloshi u pëlqen shumë klubeve europiane, ndaj një blic në Stamboll mund të shërbente për të befasuar konkurrenc­ën për kartonin. Verdhekuqt­ë e Turqisë, duke njohur interesin për mbrojtësin, kanë paracaktua­r edhe çmimin e tij, duke e cilësuar si të pashitshëm për një ofertë nën 20 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania