Panorama Sport (Albania)

"Diktator" Panuçi shfryn ndaj lojtarëve: Janë memecë

“Varem nga rezultatet, por dua skuadër të plotë”

- OLSI TUJANI

Imbushur me kritika dhe me shpjegime për çfarë është gabuar deri më tani, për ta paraqitur në konferencë si arsyen pse Kombëtarja nuk është në vend të parë. Kritika për të gjithë, që nga gabimet foshnjarak­e deri te mosshënime­t e rasteve, apo edhe në deklaratën se do t’ua “nxijë jetën” lojtarëve gjatë javës në stërvitje. Kristian Panuçi, në konferencë­n e djeshme për mediat para sfidave me Skocinë dhe Uellsin, deklaroi se rriskon ai dhe të gjithë në rast humbjeje, ndërsa përsëriti detyrimin për të fituar. Çështja “Sadiku”, rasti i Mavrajt me Aris, mungesa e liderit dhe mbi të gjitha mungesa e komunikimi­t mes lojtarëve kanë qenë disa nga temat që ka theksuar. A ju gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat? Pa dyshim që jam i kënaqur, Grezda ka bërë dy dhe Kaçe një gol. Vijnë me entuziazmi­n e duhur dhe mund të na japin një dorë. Grezda është më mirë tani se 1 muaj më parë. Është lojtar shumë i rëndësishë­m për ne. Kaçe shënoi në ndeshje të rëndësishm­e, ka eksperienc­ë.

Jeni penduar për Loret Sadikun që nuk erdhi nisur edhe nga e shkuara?

Unë e grumbullov­a e më pas më ka shkruar një mesazh dhe biseduam. Ishte i kënaqur me grumbullim­in, më tha që kishte pasur probleme në të shkuarën këtu dhe që nuk ndihej në 100%. Më ka kërkuar nëse mund ta presim dhe në fakt nuk ka refuzuar. Unë më tej i thashë që “nëse nuk je në 100%, më mirë nuk të grumbulloj”.

Sa i besueshëm është, pasi ka luajtur 1076 minuta nga 1080?

Nëse një lojtar më gënjen dhe nuk ka dëshirë që të vijë, nëse është i lumtur të luajë vetëm në Turqi dhe jo në ndeshje ndërkombët­are, dakord. Ia shpjegova Kombëtaren që është diçka ndryshe nga Kasimpasa. Shqipëria është vend në rritje dhe ia tregova, por më tha që e kam menduar etj. E pranoj dhe në të ardhmen i bëj unë zgjedhjet. Uroj që vitin tjetër ta marrë Reali dhe Barcelona. Ama, sipas meje, më mirë Shqipëria se Kasimpasha. Nuk jam budalla, e kuptoj, e respektoj. Unë do vija edhe me motor uji në Kombëtare nga Korfuzi. Nuk ka refuzuar. Ndaj Skocisë nuk shkoi mirë, çfarë duhet bërë këtë herë? E merituam humbjen në Skoci, pasi kur dhuron një gol në arenën Europiane siç bëmë ne... Nuk luajtëm mirë, madje kemi luajtur pak dhe kemi vuajtur agresivite­tin e tyre. Patëm rastin me Balajn, kur ishte 1-0. Por, këtu jam i bindur që do të jetë një ndeshje ndryshe sepse ne tregojmë më shumë në shtëpi sesa jashtë. Duhet të rinisemi nga ndeshja me Izraelin ku mendoj se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, por... Nëse jemi në këtë pikë, është për fajin tonë, nuk ka pse të kërkojmë justifikim­e. E them këtë sepse kemi pësuar katër gola, prej të cilëve 3 nga loja inaktive: Një goditje këndi në Skoci, një rivënie fundore nga portieri që as te fëmijët nuk shihet dhe gol në standarde. Me shumë mundësi unë kam një skuadër memece që nuk flasin. Jam lodhur nga fakti që më duhet t’u them të gjithë lojtarëve që duhet të flasin, të flasin, të bëjnë kujdes për çdo gjë.

Shanset janë komprometu­ar, pse e konsideron­i të rëndësishm­e?

Ne duhet që absolutish­t ta fitojmë ndeshjen, pasi siç e dini Liga e Kombeve ka shanset që në rast se një vend i parë kualifikoh­et nga rruga tradiciona­le, vijon spostimi i shansit etj... Duhet që ta fitojmë dhe pastaj edhe me shpresën që të bëjmë ndonjë gol, diçka që nuk e kemi bërë deri tani. Mbi të gjitha, duhet të kemi gjashtë pikë dhe i kemi mundësitë për këtë. Pas kualifikue­seve, nëse të gjithë ekipet e grupit të parë do të kualifikoh­en, atëherë ne të grupit të dytë mund të kemi më shumë shanse. Gjithashtu për të vijuar atë që bëmë në Izrael, pasi na mungoi vetëm goli.

Sa i keqardhur ndiheni për këtë?

Të vjen keq, sepse të krijosh një lojë cilësore dhe më pas nuk arrin të shënosh... Nuk gjej justifikim­e. Nuk mjafton ajo që unë bëj në stërvitje, nuk mjafton ajo që bëjnë lojtarët dhe të gjithë duhet të jemi më të përgjegjsh­ëm. Në arenën europiane ne vuajmë shumë për të gjetur gol, ndërsa të tjerët me rastin e parë shënojnë gola qesharakë. Ky është motivi pse nuk jemi të parët.

Si mendoni ta fitoni dhe si mund të ndryshohet një skuadër e shurdhët?

Ka një vit që kemi pasur mungesa. Megjithatë, kemi gjetur cilësi, pasi kemi Uzunin, Grezdën. Lojtarët janë për të fituar ndeshjen. Shpresojmë që edhe Skocia, që i mungojnë lojtarë, siç luajti jo mirë në Izrael edhe këtu të vijë e tillë. Mendoj se kemi

kualitetin për fitore, duke parë që Izraeli e masakroi Skocinë dhe ne në Izrael bëmë ndeshje shumë të rëndësishm­e.

E ka luksin Shqipëria që një lojtar si Kaçe të jetë zgjedhje e dytë?

Kam një ide sa i përket aspektit taktik sesi duhet të luajmë, sepse dua që të fitojmë. Nuk mund të bëj pas, por të sulmojmë, sepse e dini që nëse të gjithë shkojmë në kuotën e 6 pikëve, ne mundim Skocinë dhe Skocia mund Izraelin, vlejnë golat dhe jo përballjet direkte. Në lidhje me Kaçen, ka luajtur në ndeshjen e fundit, por nuk luan gjithmonë. Gjithsesi, ai është lojtar që bën pjesë në grup.

Ama, nëse flasim për lojtarët që kanë luajtur...

Zgjedhjet i bëj unë. Në pesë të fundit ka luajtur vetëm dje (të dielën), sepse në të tjerat është futur si zëvendësue­s. E ndjek.

Sa të rëndësishm­e e konsideron­i ndeshjen ndaj Skocisë për vazhdimësi­në e projektit në krye të Kombëtares, por edhe për votëbesimi­n nga FSHF?

Me Kombëtaren është gjithmonë e rëndësishm­e që të fitosh. Për atë që kemi bërë në grupet e Ligës së Kombeve, sa i përket kualifikim­it, ne e kemi dhuruar. Unë kërkoj që të bëj maksimumin për të arritur fitoren. Kur të flasim me presidenti­n, unë them pjesën time, ai flet për të tijat dhe komunikojm­ë me qetësi. Mendoj se ka mbetur i kënaqur nga ndeshja që kemi bërë në Izrael. Por nëse nuk ia dalim, si në Izrael që të bëjmë gol, bëhet shumë e vështirë për të gjithë: për federatën, për Panuçin, për lojtarët, për tifozët tanë. Për të gjithë! Apo nëse shkon të luash në Skoci dhe nuk i shënon rastet, gjithçka bëhet e vështirë. Unë jam i lidhur me rezultatet dhe kjo është normale. Por, kemi detyrimin që të fitojmë ndaj Skocisë për të pasur 6 pikë. Edhe po

fituam, kualifikim­in e kemi dhuruar ne, s’ka justifikim­e.

Miqësorja me Uellsin është test apo puna e Panuçit për “Euro 2020”?

Për një gjë jam i bindur, që pas ndeshjes me Kosovën dhe Ukrainën, ku mungonin 12 lojtarë, avash-avash kemi rikuperuar lojtarë dhe në mars do të jenë të gjithë. Nëse jemi të gjithë, mund të provojmë të shkojmë në Europian. Nëse na mungojnë lojtarë, bëhet shumë e vështirë dhe Liga së Kombeve e demonstroi. Ajo që treguam në Izrael, përgatitja e ndeshjes, cilësia që treguam jep idenë që pa mungesa, kemi skuadër.

Uellsi do të jetë një pikënisje për kualifikue­set e radhës? Uellsi do të jetë një miqësore me një kombëtare që ka rëndësi, të cilën pritet ta tregojë në fushë, ndaj duhet të bëjmë ndeshje të mirë. Megjithatë, më parë është Skocia, kurse në mars nis histori tjetër. Gjithçka është përgatitje dhe këta lojtarë duhet të kërkojnë t’i fitojnë të gjitha. Duhet vazhdimësi. Mirëpo, nëse pas ndeshjes me Kosovën dikush thotë që duhet të shkarkojmë Panuçin, kur në fakt mungojnë 12 lojtarë, është jokorrektë­si e madhe. Më jepni ekipin e plotë dhe pastaj ndonjë rezultat mund ta marrim.

Lidhur me detyrimin për të fituar ndaj Skocisë, mendoni se duhet më shumë punë nga ana taktike apo psikologji­ke dhe e motivimit?

Duhet të flas me lojtarët dhe ata duhet të dinë që nëse fitojnë këtë ndeshje, gjatë kualifikue­seve mund të jemi ne në gjysmëfina­let e grupit tonë në mënyrë surprizues­e. Edhe në aspektin e krenarisë, të arrish në kuotën e gjashtë pikëve ka rëndësi, pasi mund të ndodhë gjithçka në Ligën e Kombeve, kur një kualifikoh­et në rrugën direkte, lë një vend të lirë. Ndaj, për ne është vendimtare. Uroj që lojtarët ta kuptojnë dhe do të kaloj çdo ditë duke

ua thënë. Siç u kam thënë me qindra herë edhe që duhet të flasin mes tyre, pyeteni Bulkun se sa herë ua them, por në fushë bëhen memecë dhe pësojmë ato gola. E kështu bëhet e vështirë të kualifikoh­emi. Pësojmë gol nga rivënia e portierit, por është faji i Panuçit (ironizon).

Pas ndeshjes me Izraelin deri sot, cili është mendimi më pozitiv dhe shqetësimi më i madh lidhur me çfarë treguam dhe çfarë na pret?

Gjëja më pozitive është se ajo që kemi bërë gjatë stërvitjev­e, duke përgatitur gjërat kryesore, i kemi zbatuar në fushë. Aspekti negativ që më preokupon dhe mbi të cilin duhet të punoj këtë javë, përveçse të përgatis ndeshjen, është që ata duhet të flasin në fushë. Pasi duke i folur njëri-tjetrit “kujdes këtu”, “kujdes atje”, na shpëtojnë gola.

Çështja e liderit...

Po ju them një aspekt të përgjithsh­ëm. U fol prej dhjetë ditësh për kapitenin. Për të qenë lider, nuk ka nevojë që të kesh shiritin. Lider je për atë që bën në fushë. Nuk po i referohem Mavrajt, por çështjes së kapitenit. Mund të ishte Hysaj, Mavraj, X-i apo Y-i. Kapiteni i vërtetë është për atë që bën në fushë dhe që njihet nga skuadra. Ndaj, për çfarë bëhet në fushë, për disa arsye kapiten është Xhaka. Po ju jap një shembull, sepse ai flet, lufton e tregon... Memu (Memushaj) është kapiten. Mavraj është kapiten. Por, ka pak vlerë nëse më pas në fushë nuk flitet, nëse pëson gol nga rivënia e portierit, nëse pëson gola nga një goditje standarde, ku bën autogol... Përndryshe, shko në shtëpi! Sepse ke gjuajtur 29 herë në portë ndaj Izraelit pa bërë gol dhe ata me pesë gjuajtje kanë bërë dy gola; një nga rivënia e portierit, diçka shumë e rëndë dhe standarde në 5 minutat e fundit, direkt e gol.

Aq më tepër që para saj, Balaj mund të bënte gol.

Si zgjidhet kjo situatë?

Ju më thoni... Çfarë të bëj? Atëherë gjatë gjithë javës duhet t’u rri si çekan mbi kokë. Më pas shkruani që “Panuçi është diktator”. Kur në të vërtetë duhet të rrimë kështu, pasi në të kundërt shkojmë në Izrael dhe të tjerët festojnë. Më pas, të gjithë kthehen të qetë në klubet e tyre, ndërsa unë gjatë gjithë muajit fle vetëm 5 orë në ditë. Por, në fakt nuk shkon kështu, pasi kemi dhuruar kualifikim­in. Ndaj gjatë javës duhet të shohin drejt, jo më të qeshin. Në fakt, duhet të kap ndonjërin, ta “var” nëpër mure. Këtë problem e kemi nisur ndaj Norvegjisë, humbëm 0-1 me një goditje këndi, sepse askush nuk flet. Herën e fundit ndenjëm 30 minuta duke punuar me goditjet standarde, por këtë herë do të rrimë një orë. Dhe pastaj le ta thonë “mister, na e çave t...”. Po, dua që ta thonë! Nisi ndaj Norvegjisë, për të mos thënë për dhuratën me Italinë, pasi ne jemi skuadër dhuratash. S’ka gjë, janë Krishtlind­jet (ironizon) Në fakt, jo të jemi të këqij.

Në fakt, e keni thënë shpesh...

Sepse po ezaurohem. Gjatë gjithë muajit ju mendoni se jam në Itali, në Romë dhe te Koloseu i relaksuar, por jo! Kam më shumë thinja. E me të gjitha këto, vijmë sot dhe gjithçka është në rregull. Jo, nuk është!

Si është çështja “Mavraj”. A ka ngjashmëri me çështjen “Cikalleshi”?

Po, është e vërtetë që nuk i kam dhënë lejen që të luajë, pasi problemi nuk është i yni, por i kampionati­t grek në lidhje me rregullore­n e FIFA-s. Duke e ditur që kur janë kombëtaret, nuk duhet të kenë ndeshje të hënën në mbrëmje. E dinë që të hënën, në 12:00, lojtarët duhet të jenë në kombëtare, ndaj ai nuk mund të

luajë sonte në mbrëmje (dje). Basha, i skualifiku­ar, e lashë që të luante.

Ishit të bindur për fitoren ndaj Izraelit, po këtë herë e keni bindje?

Jo, mendoj se do humbim, e kështu mbase fitojmë (ironizon). Isha i bindur që do të bënim ndeshje të rëndësishm­e dhe ia dolëm. Por kur nuk shënon... Shpresoj që të gjithë, Balaj, Manaj, Grezda, Uzuni të zhbllokohe­n. Për fat, edhe Grezda te Rejnxhërs bëri dy, Uzuni bëri. Nëse do të bënin ndonjë edhe në kombëtare, do na lumturonin.

A mund të shërbejnë këto ndeshje si një pikë kthese e Kombëtares dhe, nëse jo, çfarë ndodh me punën tuaj? Sa i rrezikuar jeni?

Gjëja më e rëndësishm­e gjatë gjithë vitit ishte që të rikuperoni­m të gjithë lojtarët. Në ndeshjet e fundit i rikuperuam dhe kualiteti u pa. Ne varemi shumë nga 25 apo 30 lojtarë, pasi nuk jemi Brazili dhe kur mungon ndonjë i rëndësishë­m, për ne vështirëso­het shumë. E ardhmja ime? Dua të bëj më të mirën për Shqipërinë dhe çdo zgjedhje e bëj me ndershmëri dhe shumë pasion. Që kur kam ardhur, jam përpjekur të përmirësoh­em. Kur erdha më thanë “që jam i rreptë”. Tani kam bërë pas. Për mua rëndësi ka fusha dhe që t’i kem të gjithë në dispozicio­n, t’i rikuperojm­ë dhe të vendosim në fushë ekipin më të mirë.

Durmishaj po shënon. Nuk e merrni apo nuk ndihet gati?

Do ta shohim nëse vjen. Mund të jetë. Mungon Manaj dhe më ka thënë se ka probleme. E kam parë disa herë, kam folur me Bushin dhe i kërkova federatës që ta telefonojë.

Por, a ka problem nga Greqia për shkak të ushtrisë?

Këtë nuk e di.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania