Panorama Sport (Albania)

Francezët pa mëshirë, Balliu: Më mohuan Kombëtaren

"Menaxheri bëri ankesë në FIFA, më kanë bllokuar në merkaton e verës"

- OLSI TUJANI

Një neglizhenc­ë në dërgimin e ftesës bën që skuadrat të kenë shans të bëjnë kapriço. Me gjithë dëshirën e vetë futbollist­it për t'iu përgjigjur ftesës së Kombëtares shqiptare, Metz ka rezistuar. Mirëpo, si të mos mjaftojë iniciativa e FSHF-së kundrejt FIFA-s për bllokimin e lojtarit për herë të dytë, edhe vetë mbrojtësi i djathtë ka kontaktuar në institucio­nin e lartë të futbollit. "Për mua është shumë e rëndësishm­e të bashkohem me Kombëtaren, por klubi im është problem. Nuk është profesiona­l", tregon Ivan Balliu ekskluzivi­sht në një intervistë për "Panorama Sport".

Ivan, a do vini në Kombëtare?

Për mua është shumë e rëndësishm­e që të jem në Kombëtare, por skuadra ime është problemi. Është klub jo profesioni­st. Nuk pranon ftesën që më është bërë dhe më ndalon që të bashkohem me Shqipërinë këtë herë.

Çfarë keni bërë për këtë? Ishte menjëherë agjenti im që u vu në lëvizje. Telefonoi në FIFA dhe po presim një përgjigje nëse kjo gjë është e ligjshme dhe brenda rregullore­ve.

Çfarë ndjesie patët? Mos më pyesni ju lutem. Jam shumë i zhgënjyer.

A ju dhanë arsye në klub pse ju ndalojnë të vini në Kombëtare?

Sepse do të luajmë një ndeshje të "rëndësishm­e" në Kupë.

Ama janë data të FIFAs...

E vura në thonjëza për të treguar se sa të rëndësishm­e e kemi këtë ndeshje, pasi do të luajmë kundër një skuadre të kategorisë së pestë.

Trajneri Panuçi tha në

konferencë se përgjigjja e tyre ka qenë se nuk ju lejuan prej ftesës që është bërë 13 ditë para dhe jo 14...

Ata fillimisht më thanë se arsyeja është ndeshja e kupës. Po, në fakt problemi sipas tyre është se federata duhet ta kishte dërguar ftesën 15 ditë para dhe jo 13 ditë para grumbullim­it. E në fakt, për vetëm dy ditë...

Shqipëria ka ftuar edhe Ergys Kaçen dhe Panathinai­kosit i është dërguar ftesa vetëm 3 ditë para grumbullim­it...

Po, dhe në klubin tim ftesa ka ardhur 13 ditë para.

Keni frikë se Metz mund të ndërmarrë ndonjë ndëshkim për ju pas lëvizjes në FIFA?

Jo, jo! Unë dua vetëm që të më lejojnë të luaj në Kombëtare kur marr ftesë. Për mua është shumë e rëndësishm­e kjo gjë.

E keni ndjekur Kombëtaren në ndeshjet e fundit, si ju janë dukur paraqitjet?

O Zot, mendoj se në ndeshjen e fundit kemi pasur aq shumë raste për të shënuar sa... Nuk e di. Por, humbëm. Gjithashtu, morëm edhe mungesa të rëndësishm­e

për ndeshjen e radhës. Është shumë e vështirë për ekipin dhe për trajnerin. Megjithatë, unë mendoj se mund të bëjmë më mirë dhe ne duhet të bëjmë më mirë.

Si po ju shkon karriera në Ligën e dytë në Francë?

Po kaloj një moment të vështirë. Në fakt, kjo vjen për shkak se klubi pati oferta për mua në merkaton e verës dhe nuk pranuan asnjë prej tyre. Për këtë arsye kam disa probleme të vogla me klubin. Kjo është arsyeja që nuk po luaj shumë në këtë periudhë. Gjithashtu, edhe për shkak të Kombëtares.

Mund të tregoni disa interesime që ka pasur për ju gjatë merkatos?

Patjetër. Girona, Alavesh dhe Malaga në Spanjë. Ishte skuadra e Legias në Poloni dhe skuadrat e Goztepes e Ankaragucu në Turqi.

Çfarë ndodhi që nuk u konkretizu­an si interesime?

Klubi kërkonte më shumë para. Di që disa klube kanë ofruar deri në 1 milion euro, ndërkohë që klubi më tha se donte 2 milionë euro për kartonin tim. Për këtë arsye, në dy muajt e parë iu kam thënë edhe që nuk dua të luaj më.

 ??  ??
 ??  ?? Ivan Balliu Mosha: 26 vjeç
Roli: Mbrojtës i djathtë
Ivan Balliu Mosha: 26 vjeç Roli: Mbrojtës i djathtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania