Panorama Sport (Albania)

Mungoi në seancë, shtyhet gjyqi FSHF-Braçe

Deputeti akuzohet për "shpifje" dhe "dëmtim të imazhit"

- OLSI AVDIAJ

Beteja mes palëve sapo ka nisur! Nuk ka as pajtim dhe as seancë me dy palët në gjyqin penal mes Armand Dukës, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe deputetit Erjon Braçe. Të shumta kanë qenë akuzat e deputetit socialist Erjon Braçe, në sallën e Parlamenti­t dhe jo vetëm, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe presidenti­t Armand Duka. Këta të fundit tashmë kanë nisur një betejë ligjore ndaj Braçes, që ky i fundit të mos flasë më. Sipas asaj që raporton faqja zyrtare në "Facebook" e emisionit "Procesi Sportiv", Duka dhe FSHF-ja e kanë paditur deputetin socialist për "shpifje" dhe "dëmtim të imazhit". Seanca e parë gjyqësore është zhvilluar dje në Gjykatën Penale të Tiranës. Gjithsesi, ajo nuk ka mundur të zhvillohet rregullish­t. Deputeti Braçe nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore të programuar për dje në orën 12:00, pasi kishte ngatërruar vendin e gjyqit. Seanca e dytë do të zhvillohet në një tjetër datë. Bëhet fjalë për një gjyq penal, ku palët si akuzuesit dhe të akuzuarit rrezikojnë jo pak nëse kanë gabuar. Në fakt, akuzat mes dy palëve kanë kohë që janë shkëmbyer, me politikani­n që kohët e fundit çështjen financiare të futbollit dhe veçanërish­t të FSHF-së e ka ngritur edhe në Parlament. Ai ka kërkuar interpelan­cë me ministrin e Financave Ahmetaj për punën e futbollit shqiptar. Nga ana tjetër, FSHF-ja gjithmonë e ka konsiderua­r tendencioz­e sjelljen e Braçes dhe pasi ka pritur gjatë, ka vendosur që këtë përplasje ta mbyllë njëherë e mirë në dyert e gjykatës.

PRECEDENTI

- Më parë

në Gjykatë ka përfunduar ishpreside­nti i Republikës, Bujar Nishani, i cili është akuzuar për shkaktim dëmi moral nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Nishani e quajti Panuçin sharlatan, pas disfatës në një ndeshje të ekipit kombëtar, teksa italiani nuk ka nguruar ta padisë në gjykatë. Aktualisht, çështja është në gjykim në Dhomën Civile të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania