Panorama Sport (Albania)

Qeveria dhe FSHF bëhen bashkë, 5.1 mln € për Kukësin

Dervishaj: Rindërtim i plotë, tribuna të mbuluara

- OLSI TUJANI

ukësi do bëhet me stadium të ri. Një tjetër projekt po merr jetë në infrastruk­turë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për rikonstruk­sionin e “Zeqir Ymerit”. Qeveria dhe FSHF- ja janë bërë bashkë dhe janë gati që të hedhin plot 5.1 milionë euro, që ky impiant të jetë gati për sezonin 2019-2020. Nga sa mëson “Panorama Sport”, bëhet fjalë për bashkëpuni­m mes qeverisë dhe FSHF- së, ku aksionere maxhoritar­e do të jetë kjo e fundit. Stadiumi do të ketë të mbuluar vetëm tribunën kryesore, që do të jetë më e zgjeruar sesa aktualja. Gazeta mëson gjithashtu se ka qenë qeveria që i ka bërë një propozim FSHF- së për bashkëfina­ncim në stadiumin e Kukësit, madje i ka ofruar që ajo vetë të mbajë vetëm 49% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 51% të jetë në pronësi të institucio­nit të futbollit. Granti i qeverisë është propozuar prej 2.5 milionë eurosh. Në bazë të përqindjes maxhoritar­e, rezulton që FSHF- ja të investojë rreth 2.1 milionë euro dhe në total investimi të shkojë në 5.1 milionë euro.

AFATET - Anëtari i Komitetit ekzekutiv, Arben Dervishaj, ekskluzivi­sht për “Panorama Sport sqaron të gjitha detajet për këtë investim. “Pas propozimit të qeverisë, Komiteti Ekzekutiv e miratoi dhe kemi kërkuar që projektues­i të na sjellë sa më shpejt projektin. Bëhet fjalë për një rindërtim të stadiumit. Do të ketë rikonstruk­sion të plotë, zgjerim të tribunës dhe ndërhyrje në çdo aspekt. Kapaciteti pritet të jetë deri në 6000 vende, por me saktësi do të jetë kur të përfundojë projekti. Afatet? Pretendojm­ë që brenda 9 muajve nga nisja e punimeve të jetë i përfunduar me kushte optimale. Pra, nëse nuk ka vonesa në prokurimet që duhen bërë, në edicionin e ardhshëm Kukësi mund të luajë në stadium të rikonstruk­tuar, thuajse të përfunduar plotësisht”, ka deklaruar Dervishaj për “Panorama Sport”.

ÇUDIA – Ka qenë premtim i vetë Kryeminist­rit Edi Rama ndërtimi i këtij stadiumi që në fundin e tetorit. Megjithatë, çudia në këtë rast qëndron te vetë FSHF-ja. Edhe pse bëjnë shumë mirë që investojnë, duhet thënë që në asnjë vend të botës nuk ndodh që një federatë të marrë pronësinë e një stadiumi.

 ??  ?? Stadiumi i Kukësit
Stadiumi i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania