Panorama Sport (Albania)

Rikthehet pista “Kuniç”, klubi gati të nisë bisedimet me Larisën

-

Kukësi hidhet në kërkim të një “bomberi”. Largimi i Gurit në verë ka lënë shumë boshllëk të madh në sulm. Rexhinald, edhe pse është një lojtar me mjaft vlera dhe këtë e dëshmon me 6 golat e realizuar në 13 ndeshje, nuk është një “pykë” e mirëfilltë. Sipas drejtuesve teknikë të verilindor­ëve, 28-vjeçari nga Mozambiku bëhet shumë më i rrezikshëm kur aktivizohe­t si sulmues i dytë, pasi është mjaft i zhdërvjell­të dhe ka shumë grintë, por nuk është sulmues qendre. Madje, te Luftëtari dhe Laçi, kur nuk ka luajtur në “majë”, por në pozicionin e tij natyral, ka shpërthyer, madje te kurbinasit bëri plot 19 gola. Përveç këtij fakti, Kukësit i ka lindur nevoja për një sulmues qendror, pasi veç Rexhinaldo­s nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër. ( Shpehar, Melo dhe Kalaja janë mesfushorë të adaptuar si sulmues). ALTERNATIV­A – Kukësi i rikthehet pistës së Petar Kuniç. Drejtuesit nuk gjetën dot akordin në merkaton e verës me atë që konsideroh­ej si “sozia” e Sindrit Gurit, për shkak të pretendime­ve të larta financiare që ai kishte (donte rrogë 10 mijë euro). Gazeta mëson ekskluzivi­sht se me largimin e Haris Harbës, klubi ka nisur kontaktet me 25-vjeçarin shtatlartë, i cili duket se nuk po përshtatet te Larisa. Në 8 takime të luajtura në Greqi, ai ka marrë 528 minuta dhe nuk ka shënuar asnjë gol, duke humbur edhe vendin e titullarit. Duke parë situatën e lojtarit, Kukësi mund të përfitojë. Nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga sulmuesi boshnjak, por deri në fund të dhjetorit do monitorohe­t situata e tij dhe nëse nuk do jetë i kënaqur në Greqi, Kukësi është një alternativ­ë reale. Verilindor­ët i kanë shprehur gatishmëri­në sulmuesit për të negociuar me homologët e Larisës për të rënë dakord, ose nëse vetë lojtari bie dakord me drejtuesit e klubit grek, aq më mirë për të dyja palët. Kukësi e ka ndjekur prej vitesh karrierën e sulmuesit dhe beson te aftësitë e lojtarit, ku mos harrojmë që gjatë sezonit të fundit në Bosnje ai ka bërë mirë duke shënuar 12 gola në 29 takime. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë. Sakaq, klubi kanë shpërndarë skautë në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Belgjikë, por edhe në Shqipëri për të studiuar dy-tri alternativ­a për sulmin dhe mesfushën, por emrat e të cilëve nuk bëhen akoma të ditur. E sigurt është që verilindor­ët do afrojnë me çdo kusht një sulmues pykë dhe një mesfushor qendre. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania