Panorama Sport (Albania)

Ignat: Në Shqipëri futboll i fortë, Vllaznia nuk ka rivalë

Rumuni: Kam gjetur ekipin perfekt, ndihem mirë

-

Rumuni i Vllaznisë, Dan Ignat, në daljen e parë në konferencë që pas ardhjes në Shkodër, ka shprehur kënaqësinë për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat te kjo skuadër. Ai ka besimin e plotë se skuadra do të rikthehet në Superiore në sezonin e ardhshëm. Ai ka folur edhe për repartin ku bën pjesë duke e vlerësuar atë, por sërish është ende i mendimit se ka punë për të bërë. Ndërsa ka folur edhe për qytetin verior dhe si ndihet në Shkodër.

Ka përfunduar tashmë faza e parë e kampionati­t. Jeni i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat për Vllazninë apo prisnit më shumë?

Po, jam i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat, kemi një ekip me lojtarë të mirë, por jam i kënaqur edhe me faktin se jam pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri, me një histori të madhe, paçka se tani luan në Kategorinë e Parë. Jam i bindur se do të kthehemi sërish aty ku duhet të jemi, në Superiore. Vetëm tre gola të pësuar nga Vllaznia në këto ndeshje. Për ju si mbrojtës, janë shumë apo pak?

Nuk janë shumë gola të pësuar, por për mendimin tim, se duke qenë edhe mbrojtës, dëshira ime është që të mos pësojmë asnjëherë gol, megjithatë ne përpiqemi të pësojmë sa më pak sepse kështu ka sukses edhe skuadra.

Katër pikë diferenca me skuadrën e vendit të dytë, u frikësohen­i kundërshta­rëve?

Nuk ka asnjë frikë për kundërshta­rët. Ne bëjmë lojën tonë, e rëndësishm­e është që të marrim sugjerimet e trajnerit dhe të bëjmë punën sepse jemi të gjithë profesioni­stë dhe kemi dëshirën e madhe për të dalë në elitë.

Mendoni se do të ngjiteni në Superiore në fund të kampionati­t?

Sigurisht, me 100% vitin tjetër ne do të jemi duke luajtur aty. Hera e parë që vini në Shqipëri, cilat janë përshtypje­t tuaja për këtë vend, për Shkodrën dhe për futbollin shqiptar?

Po, është hera ime e parë që vij në Shqipëri dhe jam duke e gjetur veten shumë mirë në Shkodër. Të them të drejtën, jam surprizuar. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, stadiumi është i mrekullues­hëm dhe shpresa e qëllimi i vetëm është ngjitja në elitë sepse aty është futbolli i vërtetë.

Një mendim për futbollin shqiptar, ngaqë në karrierën tuaj keni luajtur në shumë vende të tjera?

Unë nuk e di si është niveli në Superiore, por në Kategorinë e Parë futbolli është pak agresiv. Luhet me forcë dhe përplasje dhe nuk bëhet shumë futboll teknik e taktik. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania