Panorama Sport (Albania)

Anglia përshëndet Runin me një tris ndaj SHBA-së

"Faleminder­it për këtë shans, kombëtaren e kemi të sigurt"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndeshja e fundit me kombëtaren an gleze, përshëndet­ja me "Wembley"-n me numrin 10 mbi shpinë. Në mbrëmjen e tij, Uejn Runi i jep lamtumirën Anglisë me suksesin 3-0 në miqësoren kundër SHBA-së. Vendosin Lingard me një gol fantastik në minutën e 26-të, Aleksander-Arnold me diagonalen e tij të pakapshme vetëm një minutë më vonë dhe vulos Uillson në 77', sulmuesi i Bornmëthit që debuton në mënyrën më të mirë me fanellën e përfaqësue­ses së "Tre Luanëve". Do ishte pa dyshim kopertina e tij, por atë ia rrëmbeu sulmuesi i Mersejsajd­it, i cili përshëndet­et për herë të fundit me kombëtaren ishullore pas 120 ndeshjesh dhe 53 golave në karrierën 15-vjeçare. Nga 14 shkurti 2013 (Angli-Australi 13) deri në 15 nëntor 2018, ai largohet si shënuesi më i mirë i historisë së kombëtares angleze dhe lojtari i dytë me më shumë prezenca, pas portierit Piter Shilton (125 ndeshje). Në tempullin e futbollit anglez, ai mori përshëndet­jen e fundit të njerëzve të tij përpara ndeshjes, me trofeun e mirënjohje­s që e tërhoqi mes duartrokit­jeve. Pastaj Sauthgejt e uli në stol për t'i siguruar pasarelën e fundit në minutën e 58-të (në vend të Lingardit). Një tifoz hyri edhe në fushë për ta përqafuar, prekjet e fundit të topit dhe në fund fjalimi që i preku të gjithë: "Anglia është në duar të sigurta nga ajo që kam parë këtë javë. Mënyra

sesi po stërviten është e shkëlqyer. Janë një grup i rinj lojtarësh, me të ardhme të ndritur. Ata do të sjellin një trofe në shtëpi. Më mirë që nuk shënova, sepse do të ngjallte debat, do ma quanin apo jo golin. Po largohem krenar. Faleminder­it të gjithëve për këtë shans".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania