Panorama Sport (Albania)

Italian pa “dinakëri”, absurditet­i me Panuçin

Me De Biazin tjetër histori, sa shumë skema dhe gola

- GENTJAN ALINANI

Të kesh trajner italian në stol dhe të shënosh 0 gola nga goditjet standarde në 12 ndeshje. Kjo është historia e Kristian Panuçit dhe Kombëtares shqiptare. Diçka e rrallë për një trajner që ka marrë licencën në "Koverçiano". Aty ku mësohet se një ndeshje mund të fitohet me një goditje në portë, ku mjeshtëria për të qenë dinak vlen shumë në futboll, ku mësohet se një goditje dënimi të jep 3 pikët, ku mësohet se një korne të jep lavdinë, ku mësohet se një skemë të bën hero. Si për çudi, asgjë nuk ka ndodhur nga këto me trajnerin kuqezi. Ende nuk kemi parë prej tij asnjë gol nga goditjet standarde. Deri tani, skuadra e drejtuar prej tij ka shënuar 8 gola, por të gjithë kanë ardhur nga aksionet. Ok, diçka pozitive të shënosh nga aksionet. Por Kombëtares i mungon dinakëria ne ekzekutimi­n e goditjeve të këndit, apo faulleve afër zonës kundërshta­re. 10 goditje këndi të goditura në Izrael në humbjen 2-0 dhe asnjëra e shfrytëzua­r siç duhet. Për më tepër, asnjë skemë të provuar. Dhe si për çudi, Shqipëria jo vetëm që nuk po i shfrytëzon siç duhet në sulm goditjet standarde, por po i pëson edhe në mbrojtje. Për shumë arsye nga më të ndryshmet. SI KEMI SHËNUAR

Në fakt Shqipëria e Panuçit nuk ka shënuar shumë për të pasur luksin të kërkojmë gola nga goditjet standarde. Vetëm 8 gola në 12 ndeshje janë pak, aq sa konfirmojn­ë momentin e krizës që po kalojnë kuqezinjtë. Dy gola me Lihtenshte­jnin, Basha godet nga larg dhe topi përplaset te Roshi për të përfunduar në rrjetë. Tjetri ishte një perlë e Ansi Agollit. Në Maqedoni Roshi shtyn një top me kokë në rrjetë pas një aksioni

nga e majta, ndërsa me Turqinë Sadiku dhe Grezda finalizuan dy aksione të rrjedhshme. Ndoji me Ukrainën po ashtu shkurtoi diferencat në fund me aksion, ndërsa me Izraelin u desh një predhë e Taulant Xhakës. NGA SALIHI TE BALAJ Krejt ndryshe ishte historia me Xhani De Biazin, i cili ka arritur shpeshherë të zgjidhë ndeshjet me goditjet standarde dhe me skemat e provuara shpeshherë në stërvitje. Ato arritën kulmin në Norvegji me supergolin e Hamdi Salihit, i cili na dha një fitore historike në atë kohë. Por me De Biazin, Kombëtarja shpeshherë shënonte nga goditjet e këndit, apo nga të tjera goditje standarde pranë zonave kundërshta­re. Por nga Oslo kalojmë në "Elbasan Arena", ku Kaçe theu Francën me një supergol dhe Mavraj firmosi barazimin me një goditje këndi në Paris (miqësore 1-1). Sërish mbrojtësi që sot është kapiten me Armeninë në Elbasan ku shënoi golin e barazimit 1-1. Por Shqipëria mori një fitore epike me Maqedoninë në Shkodër falë golit të sulmuesit në minutat e fundit, i cili shënoi gjithashtu edhe me Bosnjën dhe Lihtenshte­jnin. Manaj me Kosovën, Gjimshiti në Armeni, Basha me Gjeorgjinë apo edhe shumë të tjerë janë në listën e golave me goditje standarde. Pa harruar gjithçka që në start. Armando Sadiku shënoi golin e parë të epokës "De Biazi" (ndeshje zyrtare) pas një krosimi në zonë nga një faull kundër Qipros.

 ??  ?? Çast nga ekzekutimi perfekt i skemës që i dha fitoren Shqipërisë në Norvegji
Çast nga ekzekutimi perfekt i skemës që i dha fitoren Shqipërisë në Norvegji
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania