Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Lena drejt rikthimit

Klubi ka nisur të interesohe­t, strugani: Nuk mund të them asgjë për momentin

- SKERDILAID SULOZEQI

ukësi bëri një mer kato të fuqishme gjatë verës, duke afruar lojtarë më bollëk. Edhe pse u duk sikur në gusht çdo rol ishte i dubluar, nuk rezultoi vërtet kështu. Me dëmtimin e Besar Musollit mbeti “bosh” vendi i tij në mesfushë. Edhe pse stafi teknik u mundua që ta zëvendësoj­në kosovarin, duke futur sa Limajn aq edhe Shkodrën, sërish nuk ia kanë dalë. Shkodra po e bën më të mirën në mesfushë këto javët e fundit, por dihet që roli i tij është më i avancuar, e me sforco po arrin të zëvendësoj­ë Musollin.

Pista “Lena”

Të gjendur në këto kushte, drejtuesit e Kukësit po kërkojnë me patjetër një mesfushor të mirëfilltë qendre. Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se një alternativ­ë për këtë rol është një ish. Bëhet fjalë për Nijas Lenën, i cili me verilindor­et u shpall edhe kampion në sezonin në 2016-2017. Ai në atë edicion luajti për plot 2415 minuta në krah të Musollit, duke qenë titullar fiks e mjaft i rëndësishë­m për skemat e ish- trajnerit Ernest Gjoka. Pas aventurës me kuksianët, Nijas Lena u largua drejt Teutës, ku luajti për gjysmë sezoni, e më pas te Telavi në kategorinë e dytë gjeorgjian­e. Së fundmi është rikthyer në vendlindje, ndërsa është bërë pjesë e ekipit të Strugës. Karriera e mesfushori­t nuk ka qenë ajo më e mira që pas largimit nga Kukësi, por drejtuesit kanë sërish besim tek aftësitë e tij. Në kësi kushtesh kanë filluar të interesohe­n për gjendjen e struganit, e ai po shikohet si një alternativ­ë për mesfushën. Reagimi i lojtarit

Gazeta komunikoi me vetë lojtarin për këtë çështje, e megjithatë ai as nuk e pohoi dhe as e mohoi. “Nuk mund të them asgjë për momentin”, kështu u përgjigj shkurtimis­ht 31-vjeçari për një rikthim të mundshëm në Shqipëri. Kukësi

duhet të thyejë konkurrenc­ën e Kamzës dhe Laçit, të cilat kanë gjithashtu interes për Nijas Lenën. Sakaq, përveç kërkimeve për një mesfushor qendre, drejtuesit janë në sulm për një bomber. Alternativ­at janë disa, por Petar Kuniç mbetet pista më konkrete deri më tani. Ata kanë nisur negociatat me boshnjakun që aktualisht është duke luajtur me Larisën. Kuniç në verë u bë pjesë e grekëve, por shtatlarti prej 190 centimetra­sh nuk po gjen hapësirat e nevojshme dhe kjo mund të sjellë “divorc” të parakohshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania