Panorama Sport (Albania)

E bujshme, FSHF kontakton Bledar Kolën për stolin

Ish-mesfushori është zv.trajner tek AEK-u, zbulohen lëvizjet e fundit

- JORGIS MEMO

Një ish-kapiten për stolin e Ko mbëtares shqiptare. Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga mesfushorë­t brilant të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Kristian Panuçit. Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në pankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidenti­n Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshj­es. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se Kola ka biseduar javën e kaluar me përfaqësue­sit më të lartë të FSHF, duke marrë një propozim konkret. Natyrisht, palët janë munduar që të mbajnë gjithçka të fshehtë, por gazeta nga burime konfidenci­ale në institucio­nin e futbollit, ka mësuar se Kola është i preferuari nëse kontrata me Panuçin zgjidhet sipas parashikim­eve të FSHF- së. Që prej vitit 2002, kur për herë të fundit Kombëtarja kishte një trajner shqiptar, pikërisht Sulejman Demollarin, Duka ka preferuar vetëm të huaj për stolin kuqezi. Tashmë, gjasat janë që të ndryshojë “kurs”, duke i besuar një shqiptar që është kualifikua­r jashtë vendit dhe në periudha të ndryshme i janë besuar ekipe si Panathinai­kos dhe AEK. KARRIERA

SI TRAJNER

Bledar Kola e ka lidhur

jetën dhe karrierën në shtetin fqinj, Greqi, aty ku shkoi për herë të parë në vitin 1991, për t’u mos u kthyer më. Lezhjani u bë i famshëm te Panathinai­kos, ku për pesë sezone radhazi si lojtar fitoi zemrat e tifozëve. Pas

punës me ekipet e moshave, në vitin 2010 Kolës iu besua për herë të parë stoli i AEKut, madje në një periudhë ku klubi grek ishte pjesë e grupeve të Ligës së Kampioneve. Si trajner i parë 46vjeçari ka punuar për një periudhë të shkurtër edhe tek Apollon Smirni në vitin 2012. Më pas u transferua në Qipro, ku për një sezon punoi si ndihmës i trajnerit Toni Savevski tek Omonia Nikosia. Në sezonin 20132014, Kola pranoi të drejtonte skuadrën e Panargiako­s, me të cilën kishte nisur karrierën në kampionati­n grek si lojtar. Pasi qëndroi gjashtë muaj si trajner i parë në këtë skuadër, më pas pranoi të ishte ndihmës i Marinos Uzunidhis te Panionios. Me trajnerin grek Kola punoi edhe te Panathinai­kos në vitet 2016- 2018. Uzunidhis u largua në qershor të këtij viti tek AEK dhe mori sërish me vete Kolën. Aktualisht, lezhjani bën detyrën e zv. trajnerin në klubin që këtë sezon merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Kontrata e Kolës me AEK skadon në verën e vitit 2020, por nëse Duka bindet plotësisht për t’i besuar pankinën kuqezi, klubi grek me siguri nuk do të bëhet pengesë.

 ??  ?? Momenti kur kapiteni Mavraj është ndëshkuar me karton të kuq
Momenti kur kapiteni Mavraj është ndëshkuar me karton të kuq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania