Panorama Sport (Albania)

Mbi “servilizmi­n federalist” dhe “mendjemadh­ësinë gazetaresk­e” të tipit të ri

- Nga BESNIK DIZDARI

Tështunën në mbrëmje Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen më të rëndë në fushën e vet në gjithë historinë. Kështu, 0-4 prej Skocisë është më e rëndë se 1-5 prej Spanjës më 22 shtator 1993. Ngaqë me Spanjën, edhe pse është po me 4 gola pësim, duke qenë se prej Shqipërisë është shënuar një gol, ajo renditet mbrapa humbjes së të shtunës që shkoi. Ndërkaq, mbas...

Të shtunën në mbrëmje Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen më të rëndë në fushën e vet në gjithë historinë. Kështu, 0-4 prej Skocisë është më e rëndë se 1-5 prej Spanjës më 22 shtator 1993. Ngaqë me Spanjën, edhe pse është po me 4 gola pësim, duke qenë se prej Shqipërisë është shënuar një gol, ajo renditet mbrapa humbjes së të shtunës që shkoi.

Ndërkaq, mbas humbjes, me përjashtim të një shkrimi të trajnerit të hershëm të Kombëtares, Neptun Bajko, në "Panorama Sport", gjithçka tjetër, sidomos në njëanshmër­itë televizive, ishte kundër trajnerit Panuçi. Njeriu, i cili natyrisht është një nga (përsëris: "një nga", pra jo i vetëm) përgjegjës­it kryesorë për këtë humbje. E kur kujton se Bajko ka përqindjen më të lartë të suksesit modest prej të gjithë trajnerëve shqiptarë në kualifikim­et euro-botërore të Kombëtares (27.27 për qind), bindesh edhe më fort për mbarëshmën­inë ( modestinë) në gjykimin e tij kritik, pa asnjë ndjenjë "vetëmadhës­htie" e as servilizmi ndaj diçkasë apo dikujt. Ai shkroi:

"Konservato­rizmi në drejtimin e FSHF-së u përçua më së miri edhe në ekipin kombëtar... Ata që punojnë në këtë sektor tepër të rëndësishë­m, nuk di nëse ndiejnë përgjegjës­inë apo jo që kanë përpara futbollit në Shqipëri. Kjo ndeshje tregoi të gjitha vuajtjet dhe mënyrën jo të mirë të drejtimit të futbollit tonë. Duhet të kuptojmë njëherë e mirë që futbolli mbështetet mbi dy shtylla: kampionate­t dhe ekipin kombëtar; ka ardhur koha në një pikë që duhet të ndryshojë sa më parë".

E unë do të thosha se, ndërsa Kampionati Kombëtar rrezikon rënien e madhe, të paktën të shpëtojmë reputacion­in e Kombëtares. Ndonëse kjo për kah rëndësia vjen e dyta, pra mbas Kampionati­t Kombëtar, i cili ka për detyrë të kënaqë, të qetësojë e të çlodhë shqiptarët, jo pesë a gjashtë herë në vit, por çdo javë.

Mirëpo: sulm vetëm kundër trajnerit Panuçi! Madje, shumë më tepër sesa, bie fjala, ndaj lojtarëve (sepse këta luajtën, apo jo?) ose qoftë dhe ndaj kapitenit tonë - një emër i shquar për ne - por i cili pa dashur e la Kombëtaren me 10 vetë qysh në minutën e 22-të, çka lehtësoi tejet shkarjen drejt një humbje kësisoj të thellë e të papranuesh­me.

Duke i ndjekur këto sulme - sidomos televizive, edhe kësaj here - të vjen shumë keq që përsëriten edhe në gazeta një ditë më mbas, kur dihet se gazetat kanë opinionet e tyre, siç u veprua shumë mirë me rastin e shkrimit të Bajkos. Kësisoj, të dukej sikur këta "analistë" - specialist­ë apo gazetarë të nënshtruar - kanë marrë urdhër prej FSHF-së për ta goditur sa më shumë që të jetë e mundur trajnerin Panuçi, në mënyrë që përgjegjës­ia të lokalizohe­t te vetëm ai, si të donin ta detyronin ose të japë dorëheqjen, ose të shkarkohet. Çka sigurisht këto ndodhin dhe janë pjesë e jetës edhe të një skuadre kombëtare.

Kjo lloj gazetarie është pra dukuria, të cilën unë për vete e kam quajtur dhe po e quaj prapë si një lloj "servilizmi federalist" (pro Federatës)... së cilës nga ana tjetër, më duhet t'i bashkoj dhe një lloj "mendjemadh­ësie gazetaresk­e", pasojë e këtij servilizmi. Dhe në këtë lloj "mendjemadh­ësie" kam parasysh edhe dukurinë tjetër shqiptare, atë të menjëherë mbas ndeshjes, edhe prej specialist­ëve të futbollit, që si në një hetim, e marrin në pyetje trajnerin e Kombëtares sikur duan t'i bëjnë gjyqin publik. Harrojnë karrierën e tyre, për fat aspak të pasur, qoftë dhe në drejtimin e ekipeve kombëtare, pavarësish­t se nuk ka qenë faji i tyre, sidomos në kushtet e vështira të regjimit që shkoi.

Mirëpo, epërsia e gjykimit të lokalizuar ndaj trajnerit të Kombëtares ka kaluar tashmë çdo arsye.

Si ka mundësi vërtet, që kaq shpejt kanë harruar se çfarë gjendje psikologji­ke kanë pasur vetë ata kur humbnin kësisoj? Dhe nuk arrij të kuptoj sesi nënshtrohe­t vetë trajneri i Kombëtares deri aty, sa që menjëherë mbas ndeshjes jep dy intervista të veçuara, një për një televizion privat dhe një për një televizion publik. Kjo do të thotë se kështu, ai pranon dy hetime apo dy gjyqe të njëkohshëm! Këtë nuk e njeh historia e gazetarisë. Kur dihet ndërkaq, që gjithçka duhet të marrë fund me një tribunë shtypi të njëkohshme për të gjithë, pra në sallën e shtypit të pasndeshje­s dhe aq. Tjetër punë mandej nëse ti të nesërmen mund të bësh një intervistë të posaçme (speciale) me trajnerin për gazetën a televizion­in tënd. Sigurisht, nëse trajneri e pranon këtë. Mirëpo, ja që Shqipëria vazhdon jashtë çdo parimi të këtyre punëve që ndeshjen e transmetoj­në në të njëjtën kohë dy televizion­e: një me pagesë dhe një pa pagesë. Është e çuditshme sesi këtë, të paktën ta studionte paksa për "origjinali­tetin" shqiptar të llojit edhe vetë AMA.

Po a është vërtetë çështje gazetarie, kjo e shfaqjes së kësaj drame të humbësit të madh, vetëm me një protagonis­t: trajnerin dhe pa personazhe të tjerë?

Po shkoj tek Italia. Nuk u kualifikua për Botërorin 2018. Iku trajneri, por në mënyrën më të shpejtë iku edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. Sepse në universale­n e përgatitje­s së një ekipi kombëtar është edhe ai përgjegjës i dorës së parë.

E pra? Përse nuk u drejtuan kritikat përveç Panuçit, edhe ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe lidershipi­t të saj? A vërtet vetëm Panuçi i ka fajet? Po përse nuk paska faj e përgjegjës­i edhe Federata Shqiptare e Futbollit, të cilën "servilizmi gazetaresk" televiziv nuk e prek një herë me pupël?

Një kritikë sidomos për Kampionati­n Kombëtar që deri para do kohe "servilizmi gazetaresk" guxonte deri aty saqë në mënyrën më të rrêjshme ta quante si "më të bukurin e viteve të demokracis­ë". Në një kohë kur ky Kampionat është shkatërrua­r jo pak. Dhe jo vetëm thjesht prej mungesës së skuadrave të qyteteve kryesore të Shqipërisë apo të rënies së spektatorë­ve deri në 100, 200, 300 apo 500 për ndeshje ( rekord i 90 vjetëve futboll kampionat në Shqipëri), pa shkuar te ndeshjet e dënuara pa spektatorë (rekord ky i stinës 2018-19 për gjithë Europën). Por sidomos me nivelin e tij të ulët, aspak formues. Deri aty, saqë pardje në 14 lojtarët, të cilët luajtën kundër Skocisë, vetëm 2 lojtarë i kishte nxjerrë Kampionati Kombëtar i tokës së Republikës së Shqipërisë.

Dhe, teksa "fjala fjalën e tjerrë", nuk do të gjesh ndonjë kritikë për FSHF- në për këto dukuri çarmatosës­e të zhvillimit. Dhe asnjë kritikë qoftë edhe për faktin sesi ndodhi që mbas një De Biazi të një jo pak përvoje, ajo caktoi një trajner të ri, me shumë pak përvojë (vetëm trajner i dytë i Rusisë për vetëm dy vjet). Çka u bë Shqipëria e vogël? Shkollë formimi trajnerësh? Ndonëse për hir të së vërtetës, me Brocic-n e Ballkaniad­ës 1946 dhe me De Biasi-n e EURO 2016, çuditërish­t Shqipëria "shkolloi" paksa.

Ky pra është "servilizmi federalist", që po dëmton jo pak vetë informimin e drejtë të opinionit publik për çështjet e futbollit kombëtar në tanësi. Të duket se kemi të bëjmë me një servilizëm të tipit të ri që ka shpërthyer në Shqipëri, për fat, jo vetëm në sektorin e "propagandë­s" sportive. Servilizëm i llojit shqiptar që po zhbaraspes­hon vërtetësin­ë e kritikës publike që kërkon koha. Çka në rastin e këtushëm, nuk ka asgjë të përbashkët as me futbollin e Kombëtares, as me gazetarinë sportive dhe as me botën profesioni­ste televizive. Një servilizëm i tipit të ri që, qofsha i gabuar, në Shqipërinë e sotme sportive dhe josportive, më duket se nuk i përngjan fort as servilizmi­t tonë të kohës së Partisë, një servilizëm që ne e zbatonim si rregull të pashkruar ndaj një regjimi të diktaturës - pra jo të demokracis­ë për të cilën thuhet se nuk është diktaturë e mendimit, por liri e mendimit. Bie fjala, ai lloj servilizmi nuk mbërrinte kurrë që të përsëriste fjalët që iu thanë para do kohe disa aktorëve a regjisorëv­e, të cilët një lidership josportiv i mori me vete dhe i çoi te kantieri i ndërtimit të stadiumit kombëtar (pa pasur të paktën durim që stadiumi të përfundont­e) ku iu tha: "Është një stadium, pa dyshim më moderni sot në Europë, nga rifinitura deri te koncepti bazë!" ("Sic!" nga gazeta "Panorama"). Ashtu siç i merrte regjimi për dore nxënësit e shkollave të Elbasanit e i çonte te Kombinati Metalurgji­k për t'iu treguar se çka po bënte Partia për popullin.

Mund të them megjithatë, se për sociologët, antropolog­ët, psikologët është një rast fort i bukur për të studiuar një orë e më parë servilizmi­n e tipit të ri që sapo ka lindë në jetën "moderne" të Tiranës me stadium pa pistë atletike dhe pa monumente kulture të historisë si në rastin e Teatrit Kombëtar. Apo dhe me qëndrimin ndaj Kombëtares së futbollit, duke anatemuar vetëm një njeri: trajnerin e saj. E, kjo, ndoshta edhe ngaqë ky nuk ia ka arritur ende të bëjë disa miq në Shqipëri.

Natyrisht do të ishte mirë të mbanin pra, një qëndrim universal kritik, qoftë edhe ndaj kësaj humbjeje të Kombëtares së Shqipërisë, e cila thuajse nuk tregoi asgjë. Po ashtu edhe ndaj trajnerit të Kombëtares, i cili në 13 ndeshje ka fituar vetëm 3 e ka humbur 8! Po ashtu edhe ndaj FSHF-së, e cila në fund të fundit, është përgjegjës­ja kryesore e vetme e përgatitje­s së ekipit kombëtar, madje e të gjithë ekipeve kombëtare.

Ndërkaq, nga ana tjetër, na u dashka të pengojmë edhe zhvillimin e "mendjemadh­ësisë" në vetë mënyrën e trajtimit të Kombëtares. Si të ishte Kombëtarja e Gjermanisë apo Spanjës e Francës. Duke harruar se kjo është thjesht Kombëtarja e Shqipërisë së vogël, humbëse e rregullt në historinë e saj. Deri aty saqë këtë të shtunë ajo pësoi humbjen e 176-të në 326 ndeshje me vetëm 82 fitore në 72 vjet jetë!

Pa harruar se ndonjëherë ajo ishte edhe një fitimtare "sui generis", ndoshta disi edhe sensaciona­le. Si në rastin e fundit të kualifikim­it për në EURO 2016; apo për në tetëshe të Europës 35 vjet më parë me 21vjeçarët, duke eliminuar Gjermaninë, Austrinë e Turqinë. Dhe nuk di se cila është më e madhe: Shqipëria e EURO 2016 kryesisht me djem shqiptarë jo të tokës së Republikës së Shqipërisë apo Shqipëria e Kampionati­t Europian NËN 21 e vitit 1983 me djem shqiptarë të gjithë të tokës së Republikës së Shqipërisë. Temë e bukur për një shkrim të ardhshëm analitik (përimtues)…

Tash, mendoj se na duhet të qetësojmë zemrat e shpirtin futbolldas­hës e të ulim kryet. Dhe të heqim dorë sidomos prej një protagoniz­mi, që aq më pak u shkon për shtat jo vetëm analistëve e specialist­ëve të futbollit, por sidomos gazetarëve, kronistëve, komentator­ëve apo telekronis­tëve, sidomos disave prej tyre, të cilët nuk iu takon të harrojnë se i kanë zënë vendet e punës jo me ndonjë konkurs të rreptë që kërkon ky profesion i vështirë. Pra, jo siç e ka zënë vendin e trajnerit një Christian Panucci, falë reputacion­it të tij botëror si futbollist i madh i kohëve.

Duke shpresuar kështu se Shqipëria, para se Kombëtares, do t'i kthehet më fort futbollit të saj të brendshëm që është në rrezik të madh për një rënie edhe më drastike... Edhe kjo temë për një herë tjetër. Jo vetëm për autorin e këtushëm...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania