Panorama Sport (Albania)

Super Ronaldo, në “gol” prej 9 ndeshjesh radhazi

Nëse nuk shënon, jep asist. Statistika­t e "Zonjës" me Kristianon janë të frikshme

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Vesi" për të vendosur ndeshjet, thjeshtë sia me të cilën bën topin të "ndihet" i sigurt mes këmbëve të tij. E djathta, e majta, goditja me kokë, sprinti… Në 12 javë të Serisë A, "leksioni" që po jep Kristiano Ronaldo bazohet te statistika­t, që dalëngadal­ë po shkojnë jashtë normales. Duke nisur nga vazhdimësi­a çarmatosës­e që e shoqëron nga momenti kur u zhbllokua: nga java e 4-t e kampionati­t italian kundër Sasuolos, në fakt, CR7 nuk është më vëzhgues. Ka marrë për dore Juven dhe po e shoqëron në startin më të mirë të historisë.

VAZHDIMËSI - Prej nëntë ndeshjesh radhazi thuajse të gjitha prekjet e tij po shndërrohe­n në gol: nëse shënon ai apo një shok i skuadrës, pak rëndësi ka. Kristiano merr pjesë në aksion. Deri tani në Itali numëron 8 gola e 4 asiste (plus 1 gol dhe 2 asiste në Europë), në diçka më shumë se dy muaj. Nga dopieta kundër Sasuolos tek asistet vendimtarë kundër Napolit, nga tri pikët "e vuajtura" në Empoli te firma në "San Siro" kundër Milanit: pa përdorur gjysmëterm­a, koha e Ronaldos "nxënës" ka përfunduar. Dhe kampionati italian është kthyer në oborrin e shtëpisë së tij, por gjithmonë me në mendje objektivin më të rëndësishë­m: Champions-in.

I MUNGON… - Një numër 9 i vërtetë, edhe pse prezent në të gjitha fazat e lojës. Çfarë i mungon (gjithmonë duke konsiderua­r Serinë A)? Një "dopio dopio", në stil basketboll­i: CR7 nuk ka regjistrua­r asnjëherë gol e asist brenda të njëjtës ndeshje. Ndoshta, objektivi i radhës i "alienit" portugez.

EFEKTI RONALDO - Së bashku me Lionel Mesin, Kristiano është lojtari më i fortë i planetit dhe Juventusi po shijon momentin fantastik dhe vlerën që luzitani u shton ndeshje pas ndeshjeje. Gjatë këtyre muajve, CR7 i ka dhënë shumë markës dhe prestigjit të klubit bardhezi, që ka në listë një plan ambicioz (i zbardhur disa kohë më parë gjatë Asamblesë të mbajtur nga presidenti Andrea Anjeli) për të rritur më tej të ardhurat. Talenti portugez, megjithatë, ka dhënë kontributi­n e tij ( thelbësor) brenda fushës. 12 ndeshje të zhvilluara në kampionat mjaftojnë për të analizuar sa Ronaldo e ka përmirësua­r Juventusin. Statistika e parë që bie në sy është e goditjeve totale: nga 198 në edicionin 2017-'18 te 239 të sezonit aktual. Dhe Ronaldo si kontribut ka shtuar, madje, 88, mesatarish­t më shumë se 7 për ndeshje, pra 36,8 për qind të totalit të skuadrës bardhezi. Ndërsa, e dhëna e lidhur me krosimet

tregon që gjatë kampionati­t të fundit ishin 157 pas 12 javësh, ndërsa aktualisht Juvja numëron 255: totali thotë një rritje prej 62 për qind, me Kristianon që shton 22, diçka më pak se dy për ndeshje. Pra "Zonja", me Ronaldon, nuk duhet të ketë zili nga askush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania