Panorama Sport (Albania)

Panuçi-Mavraj,zbardhen Panuçi-Mavraj, zbardhen prapaskena­t në Kombëtarep­rapaskenat në Kombëtare

Analizë dhe kritika të ashpra, ja fjalimi para ekipit nga italiani

- OLSI TUJANI

Ish-kapiteni Ish-kapiteni Agolli: Agolli: Momenti më i i errët, errët, ja ja pse pse lojtarët lojtarët nuk nuk duhen duhen kritikuar kritikuar

Analiza, Analiza, dështimi dështimi i i kuqezinjve kuqezinjve dhe dhe mëkatet mëkatet e trajnerit trajnerit italian italian Trajneri Trajneri ka ka shfryrë shfryrë disa disa herë herë gjatë gjatë ndeshjes ndeshjes me me Skocinë Skocinë te te ndihmësi ndihmësi i i tij tij për për aktivizimi­n aktivizimi­n si si titullar titullar të të qendërmbro­jtësit. qendërmbro­jtësit. "Pse "Pse e e futa futa Mavrajn Mavrajn dhe dhe nuk nuk e e nisa nisa me Ismajlin...?" Ismajlin...?"

Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skocia. Pavarësish­t të gjitha deklaratav­e dhe optimizmit që u mundua të japë apo edhe duke fajësuar mediat, Shqipëria u sakatua nga formacioni thuajse i dytë i Skocisë në “Loro Boriçi”. E ndërsa pjesa e parë u vendos nga dy episode, në të dytën nuk u pa thuajse fare dora e trajnerit për të ndryshuar diçka, ose të paktën që skuadra të ruante nderin. Megjithatë, zgjedhjet e trajnerit duket se vendosen gjithnjë në momentin e fundit dhe se në jo pak raste ka ndodhur që ai të kryejë zëvendësim­e shpejt. Edhe kur nuk zëvendëson rreth mesit të pjesëve, shfaq “pendesë” për çfarë vendos të bëjë.

PRAPASKENA - Gjatë të gjithë pjesës së dytë, trajneri Panuçi është parë shumë i heshtur. Italiani është vënë re nga kamerat se nuk ka komunikuar thuajse fare me futbollist­ët. Në fund të takimit ai tha ndër të tjera se çdo zgjedhje e tij ishte e gabuar dhe se merrte përsipër përgjegjës­itë. “Panorama Sport” mëson një prapaskenë gjatë ndeshjes. Trajneri përgjatë gjithë pjesës së parë ka “shfryrë” disa herë duke iu drejtuar ndihmësit të tij, Marko Kaseti: “Pse e futa Mavrajn? Pse ndërrova mendim dhe nuk nisa me Ismajlin”, ka qenë një pjesë e kritikave personale që italiani ka bërë, ndërkohë që ndeshja ka qenë në zhvillim e sipër. Sigurisht, nervat e momentit dhe

mërzia e mbetjes së ekipit me dhjetë vetë kanë bërë që të dalin ato fjalë dhe më tej, me të drejtë gjatë konferenca­ve, italiani e pranoi se të gjithë janë të nxehtë pas takimit dhe se gjërat duhen vendosur me qetësi në një moment të dytë.

ANALIZA - Tone kritike, të bërtitura dhe gjestikula­cionet e

zakonshme. I nevrikosur dhe shumë i rreptë. I tillë është paraqitur trajneri Panuçi dje në seancën stërvitore, teksa në të paktën 20 minutat e para të saj ka mbledhur ekipin në një kënd të fushës sportive në “Tropikal”, për të qenë larg pozicionit të mediave. “Panorama Sport” mëson se i gjithë fjalimi i trajnerit Panuçi përpara futbollist­ëve, që kanë qëndruar të ulur ndryshe nga stafi teknik, ka qenë me tone të larta. Trajneri ndër të tjera mësohet t’u ketë kërkuar llogari lojtarëve për mungesën e reagimit. Gjithashtu, për gabimet e shumta sidomos në startin e ndeshjes apo edhe për faktin se asgjë e përdorur gjatë stërvitjev­e nuk vihet në zbatim në ndeshje. “Pse hidhni poshtë punën që bëjmë dhe nuk bëni gjatë ndeshjes asgjë që provojmë? Kaq shumë gabime në Kombëtare janë të papranuesh­me”, është shprehur ndër të tjera italiani me tone kritike përpara lojtarëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania