Panorama Sport (Albania)

Starrixh, bast për veten për kalimin tek Interi

Një tjetër i afërm “gjeti” huazimin tek UBA, nesër apeli

- Përgatiti: LEDIO NASE

Daniel Starrixh ësh të në telashe të mëdha dhe rrezikon një “stop” të gjatë. Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim ndaj sulmuesit të Liverpulit mbi dyshimet e një xhiroje bastesh dhe shtypi britanik ka zbuluar detajet e para të një çështjeje që, nëse do ishte vërtetuar, do kishte pasoja të rënda. Sipas raportimit të “Sun” (i përcjellë edhe disa ditë më parë, por pa specifika), një kushëri i lojtarit ka vënë 10 mijë sterlina bast për transferim­in e tij tek Interi, çka do i garantonte një fitim prej 27 mijë sterlinash; ndërsa një tjetër familjar ka shpenzuar një shifër të konsiderue­shme mbi kalimin e lojtarit tek Uest Bromuiç, në fund i realizuar.

TEK UBA - Faktet datojnë në janar të këtij viti, përpara se Starrixh të huazohej nga Liverpuli tek UBA (më saktë, më 29 të muajit). Sipas akuzës, lojtari ka informuar kushëririn e tij se do kalonte tek Interi ( shpjegohet kështu shifra e lartë e luajtur). Marrëveshj­a nuk u konkretizu­a, por nuk mbaron këtu: gjithmonë sipas tabloidit britank “Sun” në ditët pasardhëse një tjetër pjesëtar i familjes Starrixh ka vënë bast për transferim­in e tij te klubi tjetër anglez, operacion i përfunduar me sukses e që garantoi arkëtimin e një shume të madhe parash.

NESËR APELI - Basti i kushëririt të Starrixh për transferim­in e tij te zikaltrit u regjistrua zyrtarisht nga kompanitë më 17 janar 2018 dhe detyroi FA- në të nisë hetimin, por megjithatë federata nuk i ka zbuluar asnjë detaj “Sun”-it. Sulmuesi i të kuqve, i cili nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por u ka garantuar drejtuesve të klubit se ka respektuar gjithmonë rregullat, do vazhdojë të bashkëpuno­jë përgjatë hetimeve dhe nuk ka qenë pjesë e

asnjë basti, ka kohë deri në orën 18:00 të ditës së nesërme (20 nëntor) për t’iu përgjigjur akuzave. Në rast se do konfirmohe­shin, duke u bazuar edhe te precedentë­t, bomberi rrezikon nga FA sanksionim ekonomik dhe pezullim të aktiviteti­t futbollist­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania