Panorama Sport (Albania)

Partizani insiston për sulmuesin e Tiranës

ikthimi me këmbën e mbarë i Lukasit dhe zgjimi i Hebajt mund të anulojnë merkaton

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Skënder Gega i ka surprizuar të gjithë deri tani me ecurinë në kampionat, pasi në start, pakkush e kishte menduar këtë rendiment. Madje, edhe trajneri Gega e ka pranuar me sinqeritet se nuk e kishte menduar...

Partizani i trajnerit Skënder Gega i ka surprizuar të gjithë deri tani me ecurinë në kampionat, pasi në start, pakkush e kishte menduar këtë rendiment. Madje, edhe trajneri Gega e ka pranuar me sinqeritet se nuk e kishte menduar në fillim se Partizani do të ishte i pari në këtë periudhë. Në këto kushte duket se gjithçka po ecën mirë, por ekzistojnë edhe dy rryma sa i përket merkatos së dimrit. Disa thonë se me rikthimin e sulmuesit Lukas Kardazo "demat" nuk kanë nevojë për afrime të tjera, pasi do të prisheshin balancat në ekip. Por, mbizotërue­se është rryma që insiston në gjetjen e një sulmuesi "pykë", i cili do të sillte sisteme të tjera loje, por edhe do të garantonte gola. Vasil Shkurtaj dhe Majkëll Ngo janë dy emrat e lakuar si alternativ­a për të përforcuar sulmin e Partizanit në merkaton e janarit. Të dy duken si elementë që mund t'i bëjnë punë trajnerit Skënder Gega. Shkurtajn e njeh mirë "timonieri" i të kuqve, pasi e ka promovuar tek ekipi Shpresa kur ishte trajner i kuqezinjve. Ndërsa, për Ngonë ka folur me superlativ­a disa ditë më parë në një emision sportiv. Të dy shikohen si lojtarë të vlefshëm, por nisur nga karakteris­tikat që kanë, por edhe loja që zhvillon Partizani aktualisht, anglezi

i bardhebluv­e mbetet më i pëlqyer. Falë fizikut, Ngo mund të ishte më i vlefshëm në shërbim të ekipit për të krijuar hapësira në mbrojtjet kundërshta­re, ndërsa Shkurtaj është disi më individual­ist dhe nuhatës më i mirë goli. Por, filozofia e Partizanit të Gegës është loja në grup dhe

jo përqendrim­i apo varësia te një individ i veçantë. Majkëll Ngo po kalon një situatë konfuze te Tirana, pasi po përjeton disa ndëshkime nga klubi. Afrimi te "demat" mund të ishte një "bast" si për lojtarin, por edhe vetë Partizanin. Të kuqtë po e monitorojn­ë situatën e anglezit, por kanë kohë

të mjaftueshm­e për të vendosur se cili është "pyka" që u bën punë për pjesën e dytë të sezonit. Por, në ndeshjen e fundit të Kombëtares U-21 kemi parë një zgjim të Rubin Hebajt, i cili nëse këtë formë e gjen edhe te Partizani, i bie që drejtuesit të heqin dorë nga afrimi i "pykës" në janar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania