Panorama Sport (Albania)

Bie Apolonia, Shkodra dominon te moshat

Shkodra dominon me të rinj dhe paratërinj, Football Republic merr kreun

-

Gola për të... tërë

SPARTAKU - SHKËNDIJA B. 1-8 GOLAT: Bajraktari 26' / Dragaj 15', 64', 78', Gjevori 20', Zuna 22', Sahiti 34', Biba 75', 83' SPARTAKU: Zoto, Gjoka, B.Dervishi, Zylfo, A.Dervishi (Dani 70'-Pula 77'), Murati, Hoxha, Bajraktari (Hodo 54'), Dedej, Shima (Stambolli 46'), Nesimi (Raniqi 67'). Trajner: P.Zeneli SHKËNDIJA B.: Braho, Konomi, Kastrati, Gjevori (Mehmeti 58'), Dragaj, Shuli, Zuna, Braho, Sahiti, Gjinaj (Biba 63'), Lleshi (Miraka 46').

Trajner: L.Pinari

GJYQTARË: K.Prenga, Xh.Bacaj, R.Karaj (Lezhë)

Shkëndija B. e Tiranës, e drejtuar nga Luan Pinari, ka arritur të fitojë me goleadë ndaj Spartakut. Dragaj ka qenë protagonis­ti absolut i skuadrës së Luan Pinarit, duke shënuar tre gola. Ndërsa dopietë bëri Biba dhe Gjevori, Zuna e Sahiti plotësuan triumfin e thellë. Abdulla Dushku

Lushnja bën poker

LUSHNJA - VLORA 4-2 GOLAT: Rançi 14', Dedej 29', Myzeqari 43', Maçi 66' / Korçini 25', Tare 76'

LUSHNJA: Goga (E.Çela 74'), K.Çela, Topi, Dedej, Rançi (Mema 60'), Myzeqari, Sheme, Kaja ( A. Hajdari 66'), Maçi, Sel. Sefa ( Salliu 52'), Seb.Sefa (Jetishi 69'). Trajner: Ar.Hysko VLORA: Resulaj, Hitaj (Ruçaj 48'), Hasani, Korçini, Azizi (Isufi 73'), Lamaj (Begaj 41'), Tare, Prifti, Xhafaj, Ferraj (Pasha 64'), Durmishaj (Kalus 56'). Trajner: L.Gjondeda

GJYQTARË: Sh.Shehu, D.Haskaj, S.Dhima (Fier) KARTON I VERDHË: Maçi 63'

Spektakël dhe gola në "Roza Haxhiu", në sfidën Lushnja- Vlora. Vendësit kalojnë në avantazh me Rançin, por Korçini barazon për Vlorën. Dedej rikthen avantazhin e Lushnjës, ndërsa në pjesën e dytë Myzeqari dhe Maçi ngrenë shifrat në 4- 1. Ndeshja mbyllet

4- 2, pas golit të Tares. Alban Alushi

Durrësi thyen fierakët

DURRËSI 04 - APOLONIA 2-1 GOLAT: Stafasani 4', Qejvani 72' (11-m) / Levendi 6'

DURRËSI 04: Muça, Duka, Berisha, Llaftiu, Sulejmani, Stafasani, Mustaka, Breshani, Doko, Qevani, Nuraj. Tajner: F.Kuçi

APOLONIA: Tozaj, Mbyeti, Lushaku, Grembi, Sota, Ferko, Koroveshi, Levendi, R.Hebeja, A.Hebeja, Kardhashi. Trajner: O.Çuko GJYQTARË: D.Kasa, Q.Çopa, H.Lila (Kavajë) KARTONË TË VERDHË: Llaftiu 15', Stafasani 75', Sulejmani 86' / Hebeja 35', Grembi 48', Levendi 78'

Apolonia bie pas gjashtë javësh ku njihte vetëm fitore. Durrësi 04 u shkakton humbjen e parë fierakëve. Që në minutën e 4- t, Stafasani shënon bukur me kokë, por menjëherë barazon Levendi pas një goditjeje po me kokë. Në pjesën e dytë është Qejvani që shënon nga penalltie. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania