Panorama Sport (Albania)

Grezda: Disfatë që të nevrikos, por Kombëtarja do të ringrihet

Mesfushori e ka të vështirë të shpjegojë humbjen e thellë ndaj Skocisë

-

Eros Grezda e cilëson një disfatë të rëndë atë ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Sulmuesi i Gllazgou Rejnxherës doli dje para mediave në konferencë­n për shtyp nga rezidenca e Kombëtares në Durrës. Ai theksoi se kuqezinjve po i mungon eksperienc­a e lojtarëve si Roshi dhe Sadiku. Gjithashtu, Grezda mori si shembull për ringritjen miqësoren e fituar vitin e kaluar ndaj Turqisë në transfertë.

Si është gjendja në skuadër pas humbjes?

Jemi në situatë të vështirë. Mënyra e vetme është të qëndrojmë me kokën lart. Çfarë iu tha Panuçi para stërvitjes?

Ishte një mbledhje e zakonshme, si pas çdo ndeshjeje. Trajneri na foli për problemet që kishim ndaj Skocisë. Kemi edhe një takim tjetër ndaj Uellsit, kështu që duhet të mbajmë motivimin lart. Ju pamë që të mbanit akull pas ndeshjes?

Kisha probleme që nga ndeshja e fundit me Rejnxhërsi­n. Megjithatë, unë u ndjeva mirë dhe luajta me aq forcë sa kisha. Më shqetësoi pak pulpa, po nuk është asgjë serioze. Ka një regres që pas ndeshjes me Turqisë, ku fituat. Çfarë nuk shkon në Kombëtare?

E vetmja ndeshje që duhet të marrim shembull është ajo me Turqinë. Ka edhe lojtarë si Sadiku dhe Roshi që mungojnë, nuk është njësoj pa ta. Duhet të japim maksimumin,

sepse kemi shumë diferencë nga viti i kaluar. Duhet të bëhemi grup.

Nuk kemi lojtarët e duhur për të zëvendësua­r të dëmtuarit apo mendoni të kundërtën? Nuk është se nuk kemi lojtarë kualitativ­ë. Eksperienc­a e tyre do të thotë shumë për ne. Nuk është njësoj të luash si me klubin si me Kombëtaren. Për të qenë këtu duhet eksperienc­ë.

Ju ka pyetur ndonjëherë trajneri se çfarë mund të ndryshojmë?

Kemi folur. Secili lojtar ka folur se ku duhet të rregullojm­ë gjërat. Patët ndonjë ngacmim nga

shokët e skuadrës që kishit si kundërshta­r ndaj Skocisë? Isha shumë i nevrikosur. Nuk është e lehtë të humbësh në shtëpi 40. Nuk u ndjeva mirë. Ishin shumë rrethana që ne e humbën ndeshjen me atë rezultat. Ai karton i kuq na dëmtoi shumë. Tifozët kuqezi janë të pakënaqur, çfarë duhet bërë ndryshe me Uellsin?

Më vjen shumë keq për ata që u zhgënjyen, sepse ishte rezultat i thellë. Kanë treguar gjithmonë se janë lojtar i 12-të. U bëj thirrje që të na përkrahin prapë. Shpresoj t’i bëjmë krenar. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania