Panorama Sport (Albania)

Agolli: Momenti më i errët, duhet reflektim

"S’më intereson nëse largohet apo jo Panuçi nga Kombëtarja"

- OLSI TUJANI

Asnjëherë polemizues dhe gjith monë prej futbollist­ëve që ka përçuar frymën e grupit dhe të bashkëpuni­mit. Ansi Agolli, si gjithmonë kërkon të jetë optimist, edhe në momentin kur të gjithë shohin vetëm errësirën në të cilën ka rënë skuadra përfaqësue­se. Ish-kapiteni i Kombëtares, i pagrumbull­uar për këto dy ndeshje, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", komenton situatën e kuqezinjve, disfatën turpëruese ndaj Skocisë, shkaqet që kanë sjellë këtë gjendje dhe mbi të gjitha elementet që nevojiten për t'u ringritur. Por, duke theksuar që nuk interesohe­t për qëndrimin apo largimin e trajnerit Panuçi.

Agolli, nuk mund të ketë pyetje tjetër në këtë situatë veçse çfarë po ndodh me Kombëtaren?

Nuk besoj se duhet të themi shumë fjalë për rezultatet e Kombëtares. Rezultati i fundit na ka zhgënjyer të gjithëve. Megjithatë, unë mendoj se është momenti për pak qetësi nga skuadra. E them këtë, pasi e shoh ambientin shumë të acaruar me këto rezultate. Gjë e cila nuk ndihmon aspak, e mbi të gjitha djemtë e rinj të cilët janë të shumtë në përfaqësue­se apo e veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares dhe ndaj bëj thirrje për më shumë qetësi dhe më shumë reflektim.

Ju përmendni reflektim, ndoshta duhet që të nisë që nga drejtimi dhe mënyra si është drejtuar Kombëtarja deri më tani?

Pa diskutim që pas një humbjeje të tillë duhet të ketë patjetër reflektim, të merret gjithçka me qetësi. Megjithatë, unë nuk e kam këtë me dikë, me një emër, por e them në përgjithës­i që është moment reflektimi.

Çfarë doni atëherë?

Shikoni, gjithmonë kur ka disa rezultate negative radhazi, nevojitet një moment reflektimi për çfarë po ndodh. Unë e them këtë duke shtuar që gjithçka duhet bërë me qetësinë e duhur.

Donim fitore, por luajtëm vetëm 10 minuta dhe pësuam në goditjen e parë. Kaq e fortë ishte Skocia apo u bë Shqipëria shumë e dobët?

Skocia meriton kompliment­e në vete. Me ndeshjen e fundit tregoi një skuadër të

të thoni

maturuar, mjaft racionale, e cila shfrytëzoi çdo mundësi që i dhamë dhe që krijuan. Ishte ndeshja perfekte nga ana e skocezëve. Deri-diku, e patën edhe pak më të lehtë, pasi arbitri na penalizmi me karton të kuq. Gjithsesi, pa i hequr asnjë vlerë, ata e merituan plotësisht fitoren.

Sa ndikoi dalja me karton të kuq, të cilin ju e cilësoni si penalizim të arbitrit?

Po, sepse nuk jam akoma i qartë nëse ishte apo jo karton i kuq në atë moment, pasi arbitri mund ta interpreto­jë në mënyra të ndryshme. Nuk ishte goditje e pastër që lojtari ynë të merrte të kuq. Me dhjetë

veta është absolutish­t më e vështirë ta përballosh skuadrën kundërshta­re. Megjithatë, në ndeshje të tjera kemi treguar se me dhjetë lojtarë mund të përballojm­ë edhe skuadra më të vështira, por varet se si reagon skuadra. Mendoj se nuk u reagua mirë pas kartonit të kuq dhe prandaj erdhi rezultati i thellë.

E keni parë Kombëtaren në situatë kaq të keqe?

Të them të drejtën, në rezultate jo. Asnjëherë nuk më ka qëlluar që të mundemi në të kaluarën me rezultatin 4- 1 apo 3-0 me skuadra modeste, që janë nën nivelin tonë ose të mundemi 4-0 me skuadra që

janë në nivelin tonë. Pavarësish­t kësaj, unë gjithmonë mundohem të shoh dritë në ' fund të tunelit'. Shikoj shpresë, pasi ka shumë lojtarë të mirë, kemi lojtarë cilësorë që luajnë në kampionate mjaft të mira dhe mendoj se skuadra ka kualitet, nuk është se mungon diçka e tillë. Në këtë aspekt, unë jam optimist.

Thoni që kemi kualitet, por nga ndeshja në ndeshje shohim të shtohen gabimet individual­e. Pse mendoni se ndodh kjo gjë?

Futbolli është lojë e gabimeve dhe çdokujt i ndodh të bëjë gabime. U ka ndodhur edhe lojtarëve më të mëdhenj

në botë, kështu që u ndodh edhe lojtarëve tonë. Megjithatë, unë mendoj se mbase edhe skuadra e ndien peshën e rezultatit dhe kërkon me çdo mënyrë të fitojë dhe ndoshta ky presion ndikon keq në ekip.

Ama Shqipëria ka përballuar me sukses edhe presion si Europiani?

Në vitet e fundit është e vërtetë që jemi mësuar të kemi një nivel mbi mesataren dhe tani që ndodhin këto rezultate negative të njëpasnjës­hme, edhe këto kanë ndikimin e vet. Ndikojnë te lojtarët. Prandaj e thashë që në fillim se duhet që skuadra të jetë më e qetë dhe të luajë atë futboll që di të

bëjë zakonisht, me thjeshtësi duke dhënë maksimumin. Nëse çdo lojtar nuk jep maksimumin në çdo ndeshje, atëherë gjërat bëhen mjaft të vështira për një ekip si Shqipëria.

Atëherë si i shpjegoni gjithçka ka ndodhur së fundmi në fushë?

E para, duhet të jemi më shumë optimistë për Kombëtaren. Tjetra që dua të them është se unë kurrë nuk do të flas keq apo të kritikoj lojtarët. E them këtë, pasi kam luajtur me shumicën prej tyre, i kam shokë dhe kemi qëndruar bashkë për shumë kohë. Jemi vëllazërua­r me njëri-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania