Panorama Sport (Albania)

Braho: Luftëtari nuk rrezikon, Shkurtaj i duhet në sulm

"Mjeshtri i Merituar i Sportit": Fitorja me Tiranën solli kthesën

-

Sefedin Braho nuk e llogarit mbijetesën e Luftëtarit. Sipas "Mjeshtrit të Merituar të Sportit", fitorja e fundit ndaj Tiranës ishte jetike për gjirokastr­itët. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai analizon 13 javët e para të skuadrës dhe komenton zërat që çojnë Vasil Shkurtajn drejt Partizanit në merkaton e janarit. Luftëtari fitoi ndaj Tiranës, sa vlerë ka ky trepikësh për të ardhmen e ekipit?

Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga fitorja 2-1 me Tiranën, emocionet janë të mëdha. Ky trepikësh na kanë bërë më shumë optimist për vazhdimësi­në. Në Vlorë ekipi luajti mirë dhe mori një pikë të çmuar. Por, fitorja ndaj Tiranës do të jetë një shtysë për të synuar më shumë në ndeshjet pasardhëse. Tirana tradiciona­lisht, pavarësish­t dy-tre sezoneve të fundit, ka qenë "kockë e fortë" dhe nuk është ka qenë e lehtë që ta përmbysësh. Këtë gjë e bënë lojtarët e Luftëtarit nën drejtimin e Mezanit. Çelësi i suksesit në ndeshjen me Tiranën ishte guximi i trajnerit, duke i besuar sulmuesit Dunga.

Po, a mund të fitohet një ndeshje nga një lojtar i vetëm? Nuk desha të them këtë, por sulmuesi Dunga në tri mundësitë e dhëna, një e shfrytëzoi më së miri. Për lojën dhe rezultatin 2-1 me Tiranën, meritë kanë të gjithë futbollist­ët, pasi treguan në fushë shpirt gare dhe sakrifice deri në fund të ndeshjes. Luftëtari me rikthimin e lojtarëve si Rroca, Aleksi do të ketë tjetër fytyrë në të ardhmen. Futbolli është lojë kolektive dhe si i tillë duhet parë përballë çdo kundërshta­ri sado i fortë të jetë.

Teuta është kundërshta­ri i radhës për Luftëtarin. Mendoni se do dalin me pikë edhe nga transferta në "Niko Dovana"? MeTeutën fituam ndeshjen e parë, këtu në Gjirokastë­r, por kjo s'do të thotë se ndeshja në Durrës do të jetë e lehtë. Përkundraz­i, Luftëtarin e pret një duel më shumë se i vështirë. Ka disa javë që Teuta nuk njeh rezultat negativ dhe shkalla e vështirësi­së për një rezultat pozitiv, është e lartë. Sipas opinionit tim, Luftëtari nuk duhet të bëjë aventurë të sulmojë që nga fillimi, po të kemi parasysh cilësitë e Teutës në mbrojtje. Mezani është njohës i mirë i mentalitet­it të futbollit vendës dhe e di mirë sesi do të përballet me Teutën. Në fushë luhen të tria rezultatet e mundshme dhe për Luftëtarin çdo rezultat tjetër veç humbjes, do të ishte i kënaqshëm. Me gjendjen aktuale që Luftëtari ka në klasifikim, e shihni të rrezikuar në fund të garës? Fitorja me Tiranën i dha tjetër rrjedhë misionit mbijetesë. Tashmë gjërat kanë shkuar për mirë. Ka më shumë besim dhe optimizëm jo vetëm mes lojtarëve dhe drejtuesve, por dhe në masën e gjerë të njerëzve. Javët e fundit Luftëtari ka treguar forcë dhe pjekuri në lojë, kështu që nuk e shoh të rrezikuar skuadrën. Megjithatë, fitorja me Tiranën nuk mund të josh asnjë, përderisa pikët e grumbullua­ra në 13 javët e luajtura kanë diferenca të vogla me ndjekësit e fundit në tabelë.

Partizani po tenton që të marrë Vasil Shkurtaj në merkaton e janarit. Cili është opinioni juaj lidhur me këto zëra merkatoje?

Shkurtaj është sulmues me potencial. Ka shënuar gjashtë gola në këto 13 javë dhe si i tillë ka peshë në formacioni­n e Luftëtarit. Nëse do të largohet ose jo këtë s'mund ta them. Ai (Shkurtaj) dhe drejtuesit bashkë me presidenti­n në krye e dinë vetë sesi do të veprojnë. Në ekonominë e tregut, pjesë e të cilit është dhe futbolli kurrë s'mund të thuash kurrë. Jam bindur se Shkurtaj dhe drejtuesit do të bëjnë zgjedhjen e duhur në janar. Nga ana tjetër, mendoj se Partizani ka lojtarë cilësorë në sulm dhe s'më takon mua të them nëse i bën ose jo punë Shkurtaj. Vasili është lojtar profesioni­st dhe me shërbimet e tij Luftëtari ka arsye më shumë për të qenë më shumë produktiv në sulm. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania