Panorama Sport (Albania)

Tirana e 201 -ës, më keq nuk ka ku të shkojë

ardheblutë dështojnë në financa dhe në merkato

- OLSI AVDIAJ

Rekordet negative të Tiranës nuk kanë të sosur këtë sezon! Edhe pse u ndërtua armata e fortë që do të luftonte për titullin kampion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rekordet negative të skuadrës bardheblu janë me seri, duke filluar që nga premtimet e mëdha për titull apo Europë, e deri te trofetë. Ja disa nga problemet e bardhebluv­e për këtë sezon që realisht është nga më të zinjtë në historinë e Tiranës, e cila në këtë sezon së pari ka dështuar me merkaton dhe më pas rezultatet.

Më keq s'ka - Tirana aktualisht është në vendin e tetë të renditjes me vetëm 10 pikë. Skuadra aktuale e Ardian Memës ka pikë të barabarta me skuadrën e 2013ës, por me ndryshimin e vetëm që bardheblut­ë atëherë kishin fituar tri ndeshje e barazuar një, ndërsa kjo Tiranë ka barazuar katër herë dhe ka fituar në dy takime. Golavarazh­in e shënimit të golave e ka më të mirë 11 ndaj 5 në 2013-ën, por te pësimi i golave skuadra është aty- aty me 15 dhe 16 rrjeta.

Titulli - Nuk vihet në dyshim që Tirana e ka humbur "trenin titull", por edhe më shumë. Shanset për në Europë janë të pakta. Me skuadrën e parë, Partizanin, Tirana është 21 pikë larg, pra gati një fazë, ndërsa nga Teuta 12 pikë. Bardhebluv­e u mbetet vetëm Kupa e Shqipërisë, por më parë ekipi duhet të kalojë Flamurtari­n.

Dy trajnerët - Rekordi i tretë negativ është fakti se brenda 13 javëve, Tirana është një nga pesë skuadrat që ka ndërruar trajner. Gjithsesi, ndryshimi i bërë

nga Refik Halili, statistiki­sht nuk është i vlefshëm. e Maria u largua me një situatë të vështirë, ku në tetë takime kish koleksionu­ar 8 pikë me një golavarazh - 2. Ardian Mema në pesë takime që ka drejtuar Tiranën, ka grumbullua­r

vetëm dy pikë, dhe për një gol të shënuar pëson dy të tillë me një golavarazh - 3. Në pesë takimet e para  e Maria grumbulloi pesë pikë, duke lënë shumë pas Memën në numra.

Derbi - Akoma nuk ka një skuadër dhe trajner, i cili

prej më shumë se katër vitesh nuk arrin të fitojë në derbin me Partizanin. Të kuqtë kanë fituar takimin e fundit derbi dhe kjo është një thikë pas shpine, që te Tirana nuk po e heqin dot prej shkurtit 2014. Kanë edhe një mundësi pas dy

javësh, por nuk dihet nëse do të gëzojnë tifozët.

Tifozët - Janë dy vite luftë me tifozët që duket se kanë kthyer skuadrën dhe përkrahësi­t në barrikada ku asnjë palë nuk lëshon pe. Duhet një bashkim për rikthimin e skuadrës së madhe bardheblu.

Bor&het - Prej kalimit nga bashkia te Refik Halili, problemet financiare vazhdojnë. Janë shumë detyrime të vjetra të prapambetu­ra dhe plot të reja. Tirana duhet pranuar, duhet të pastrojë këtë situatë që të luajë lirshëm në kampionat dhe Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania