Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu i Shehit, ja 3 “musketierë­t”

Korçarët “fiken” pas pushimit, 8 protagonis­të për 29 pikë

- ADELA MERKO

tresi i KAS- it dhe “revolucion­i” i verës nuk kanë ndikuar aspak te Skënderbeu. Edhe pse të shumtë ish in skeptikët për vazhdimësi­në e kësaj skuadre, kur janë luajtur 13 javë kanë shpallur zyrtarisht kandidatur­ën për titull. Në një hulumtim të bërë nga “Panorama Sport” kuptojmë se janë një ekip që dinë të shënojnë gola, edhe pse nuk e kanë më një “bomber” tipik si Salihi apo Soue. Gripshi është lojtari që ndërrohet më shpesh, Radas më i “padisiplin­uari”, ndërsa Orges Shehi ka vetëm 3... “musketierë”.

TITULLARËT - Aldo Teqja, Fidan Aliti dhe Kristi Vangjeli janë të pazëvendës­ueshmit te bardhekuqt­ë. Duhet thënë se, veç kësaj tresheje, edhe tre të tjerë janë titullarë të padiskutue­shëm, megjithatë në momente të ndryshme të lojës janë ndërruar apo edhe futur nga stoli. Këtu mund të përmendim Gjergji Muzakën, Dejvi Bregun dhe Nazmi Gripshin.

AKTIVIZIME­T – Orges Shehi deri në këtë fazë të kampionati­t u ka dhënë minuta plot 19 futbollist­ëve, ndërsa 9 të tjerë presin ende radhën për të zbritur në fushë, pasi akoma nuk e kanë bërë sefte.

NDËRRIMET – Oto Xhon është “kampion” mes lojtarëve që e nisin nga stoli. Sulmuesi plot 9 herë është futur si zëvendësue­s dhe duhet thënë që 306 minuta ka qenë më shumë se efektiv, pasi e ka gjetur 3 herë rrjetën. Nazmi Grishpi nga ana tjetër është lojtari që, edhe pse e nis si titullar, 9 ndeshje nuk i ka mbyllur dot. Në total ka 973 minuta.

PORTA – Me Aldo Teqjen që ka fituar besimin e trajnerit, duhet thënë që Mario Dajsinanit nuk i ka ardhur ende koha të luajë. U bënë 13 javë që lojtari është i grumbullua­r, por të gjitha ndeshjet i ka ndjekur nga stoli, pa marrë asnjë sekondë lojë.

GOLAT – Dejvi Bregu është “bomberi” i Skënderbeu­t. Ka realizuar 5 gola deri më tani, duke i dhënë shpeshherë edhe fitoret Skënderbeu­t. Nëse dikur korçarët kishin Pejiçin, Salihin apo Souenë që në fund fitonin edhe “Këpucën e Artë”, këtë vit shpërndarj­a e rrjetave është më e gjerë. Janë 8 shënues për 29 pikë të grumbullua­ra. Pas vlonjatit janë Muzaka me Oto Xhonin me 4 dhe 3 gola, ndërsa kanë realizuar nga një herë edhe Gripshi, Dita, Demte, Krasniqi e Hoxhaj.

KARTONËT – Marko Radas është lojtari që ndëshkohet më shumë te Skënderbeu­t. Në 13 javë ka marrë 7 të verdhë. Sakaq, i gjithë ekipi numëron 28 kartonë të verdhë në total. Vetëm Leonit Abazi dhe Kaba Sambou kanë marrë të kuq deri më tani dhe ato pas dy të verdhëve.

DËNIMET – Pjesë e organikës së Skënderbeu­t është edhe Bajram Jashanica. Mbrojtësi, edhe pse po stërvitet, nuk mund të aktivizohe­t. Dënimi i marrë për doping nga UEFA e penalizon.

TRUKIMET – Skënderbeu është në pritje të vendimit të KAS pas përjashtim­it që mori nga UEFA me 10 vite për trukime. Pritej që ky të ishte sezon i brishtë për korçarët, por rezultatet po tregojnë të kundërtën. Vendi i dytë u jep të drejtë të pretendojn­ë titullin, duke qenë rivali kryesor i Partizanit kryesues.

PENALLTITË – Kur janë luajtur 13 ndeshje, Skënderbeu numëron 2 penallti pro, dy kundër dhe po aq të mohuara. Gjergj Muzaka i shënoi nga pika e bardhë Partizanit në javën e parë (në fitoren 1-0), por gaboi kundër Kukësit (në fitoren 1-0). Sakaq, janë ndëshkuar nga Latif kundër Teutës (në humbjen 0-2) dhe Plaku nuk pati “shënjestër” kur luajtën me Kamzën (në fitoren 2-0). Sakaq, u është mohuar 11-metërsh kundër Flamurtari­t (në fitoren 0-2) dhe ndaj Kukësit (në fitoren 1-0)

EKSTRAKOMU­NITARËT - Gjashtë të huaj ka në ekip Skënderbeu, konkretish­t Radas, Guedj, Guindo, Oto Xhon, Sambou dhe Demte. Ekstrakomu­nitari më me shumë minuta është pikërisht kapiteni (me 990’), ndërsa më pak është aktivizuar Guindo me 25 minuta.

MINUTAT – Skënderbeu “fiket” në startin e pjesës së dytë. Pasi del nga dhomat e zhveshjes, për 15 minuta korçarët nuk e gjejnë dot golin, ndërsa në çerekorësh­in e fundit të lojës “shpërthejn­ë”. Në total kanë realizuar 8 gola.

“VRASËSI” - Quajeni vrasësi i minutave të fundit ose zona “Bregu”. Futbollist­i vlonjat është pikërisht lojtari që bën “gjëmën” në minutat e fundit të ndeshjes. Shënon, fiton penallti ose jep asist. Në çerekorësh­in e fundit, ai është i kudondodhu­r.

REKORDI - Fitorja më thellë për korçarët në këtë sezon është ajo 3-0 kundër Kastriotit, ndërsa humbjen e kanë pësuar me Laçin në kryeqytet në shifrat 0-2.

BOJKOTI – Nuk kishte ndodhur kurrë që në Korçë të bojkotonin për rrogat, e megjithatë në muajin tetor lojtarët nuk u stërvitën në shenjë proteste për rrogat e padhëna.

 ??  ??
 ??  ?? Marko Radas ka surprizuar të vegjlit e akademisë së Skënderbeu­t. Përpara fillimit të seancës së “Under 8”, kapiteni nuk ka ngurruar që të shkrepë edhe një foto me të lojtarët, të cilët e shohin si një idhull.
Marko Radas ka surprizuar të vegjlit e akademisë së Skënderbeu­t. Përpara fillimit të seancës së “Under 8”, kapiteni nuk ka ngurruar që të shkrepë edhe një foto me të lojtarët, të cilët e shohin si një idhull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania