Panorama Sport (Albania)

Kanë lënë 5 pikë në transferta, Vllaznia mbledh forcat para “malores”

Shkodranët mobilizohe­n, me rivalët përballen jashtë fushe

-

Vllaznia bëhet gati për “maloren”. Nëse në fazën e parë lanë vetëm 4 pikë nga 27 të mundshmet, Hasan Lika pret që gjatë të dytës gabimet të minimizohe­n. Ky është të paktën objektivi i trajnerit, të cilin e deklaroi hapur në intervistë­n e dhënë së fundmi për “Panorama Sport”. Por, kuqeblutë duhet të marrin në konsiderat­ë edhe faktin se kalendari nuk i favorizon aspak. Vështirësi­a në Kategorinë e Parë fillon pikërisht tani, ndaj për të kaluar pengesat duhet shumë më shumë mobilizim. Po të shohësh kalendarin, konstaton se 5 nga 9 ndeshjet e ardhshme do t’i luajnë në transfertë. Dhe jo me kundërshta­rë dosido, por me rivalë direkt. Dhe ndoshta kjo do të jetë faza kur shkodranët duhet të tregojnë forcën e tyre reale. Gjithçka nis në Dibër, ku do të ndeshen me Korabin që do të blindojë pozitat, vijon me Dinamon e vendit të tretë, Veleçikun që do të afrohet në pesëshen e parë, Erzenin që lakmon Superioren dhe Vorën që kërkon t’i shmanget fundit. Me koplikasit ka të ngjarë që të luhet në “Reshit Rusi”, megjithatë kjo nuk do të thotë se do të jetë si ndeshje shtëpie, kur dihet që kundërshta­ri do që të shpëtojë direkt. As 90-minutëshi në Vorë nuk do të jetë kalimtar, edhe pse debutuesit e kësaj kategorie renditen në fund dhe ende nuk e kanë provuar shijen e fitores. Në fazën e parë, ecuria e kuqebluve në transfertë nuk mund të quhet tërësisht pozitive. Ajo siguroi vetëm dy fitore ( me Burrelin e Besëlidhje­n), barazoi në Shënkoll dhe u mund nga Iliria. Pra, në 12 pikë të mundshme, kanë mbledhur veçse 7. Nisur nga ky fakt, jo vetëm drejtuesit, por edhe specialist­ët shkodranë mendojnë se transferta­t do të jenë vendimtare për objektivin final të Vllaznisë. Zmijani, Bizi dhe Axhani në një bisedë me gazetën nuk kanë hezituar që të japin një mendim, ndërsa thonë: “Nuk do të jetë një fazë e lehtë kjo e dyta. Të gjitha ekipet do të kërkojnë që të sigurojnë pesëshen e parë. Një pjesë do të kërkojë t’i shkëputet fundit, për më tepër takimet me rivalët do t’i luajë në transfertë”. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania