Panorama Sport (Albania)

Apolonia s’po bind, ish-trajnerët: Nuk kanë bomber

“Të lexueshëm në sulm, Meto&CO të marrin përgjegjës­i”

- BUJAR RAMA

ategoria e Parë ka ulur siparin e fazës së parë dhe fierakët, në të katërtin sezon radhazi në këtë kompeticio­n, ndodhen në pozicion komprometu­es dhe larg objektivav­e e mundësive që kanë. Statistika­t dëshmojnë për Apoloninë më të dobët të katër sezoneve të fundit, ndonëse në ekip ka lojtarë cilësorë dhe një trajner me grintë e ambicie për sukses. Skuadra ka çeduar në rezultate dhe ky fakt është kthyer gati në makth për bardhejesh­ilët. Gjithsesi, nuk e kanë humbur toruan, por po punojnë fort për të bërë kthesën e pritshme. Një analizë për ecurisë e Apolonisë gjatë fazës së parë të këtij edicioni vjen në “Panorama Sport” prej trajnerëve që e kanë drejtuar këtë ekip gjatë 4 sezoneve të fundit, më së paku në 9 javët e para.

ARTAN MËRGJYSHI ( 2015- 2016)

Trajneri që ka grumbullua­r më shumë pikë në këtë listë është Artan Mërgjyshi. Është ai që solli në Fier Uzunin dhe Krasniqin, dy lojtarë që jo vetëm u formuan tek Apolonia, por u bënë edhe “beniaminë” të tifozërisë fierake dhe “vrasës” të portave kundërshta­re. “Ndonëse kam pasur angazhime të tjera, nuk e kam lënë jashtë vëmendjes ecurinë e Apolonisë. Po, duhet të ishte më lart, sepse ka skuadër të mirë. Unë e njoh mënyrën sesi punohet

atje, njoh aftësitë e trajnerit Miho dhe kam konsiderat­a shumë pozitive, sepse kemi punuar bashkë. Ka një frymë të mirë dhe për të gjitha këto mendoj se duhet të ishte një Apoloni konkurrues­e për në Superiore, por pikët stonojnë. Është një ekip që luan mirë, krijon volum loje dhe e dominon kundërshta­rin, por vuan në finalizim, pasi i mungon një sulmues eksperienc­e për golin. Gjata ka cilësi të mira, por duhet të punojë fort dhe unë besoj se një ditë ai do të bëhet. Megjithatë, mendoj se me këtë grup dhe me ndonjë përforcim në janar, skuadra i ka mundësitë e plota për t’u ngjitur në nivele të dëshiruesh­me”, deklaron Mërgjyshi.

ELIDON

( 2016- 2017)

Skuadra pësoi “revolucion” gati rrënjësor në përbërje dhe pati jo pak probleme për t’u konsolidua­r dhe funksionua­r si grup në kohën e Elidon Demirajt. Një ekip i përvuajtur, por me shpirt gare. “Kam qenë i fokusuar tek Albpetrol dhe jo fort pranë zhvillimev­e në Fier, por nuk është se më ka munguar interesi për Apoloninë. Tek e fundit, unë jam një tifoz i saj.

DEMIRAJ

Ekipi ka lojtarë të rinj, të talentuar dhe me të ardhme, që mbase duan kohën e tyre dhe jam i bindur se do e kalojnë këtë fazë, por nuk mungojnë as lojtarët e përvojës. Për më tej? E theksoj se unë gjykoj nga jashtë, por mendoj se i kanë të gjitha mundësitë për të dalë nga kjo krizë a minikrizë, sepse Apolonia ka lojtarë përvoje, si: Meto, Nako, Hysenshaha­j etj., që mund ta marrin skuadrën për dore drejt suksesit”, u shpreh Demiraj.

NDRIÇIM KASHAMI ( 2017- 2018)

U përball gati me të njëjtën situatë si paraardhës­i i tij Demiraj në fillim të sezonit: riformatim thelbësor i skuadrës, por “liberali” Ndriçim Kashami “shtrëngoi nofullat” dhe iu përvesh sfidës. “Ku qëndron problemi i kësaj Apolonie? U larguan disa lojtarë titullarë, si: Dimo, Broshka

etj., që ishin baza e ekipin. Mendoj se skuadrës i mungon fantazia, befasia dhe përqendrim­i te loja, jo te stërvitja. Apolonia është një ekip i parashikue­shëm lehtë në fushë, ka psikologji të dobët dhe sulme të lexueshme. Pa ma lexuar si egoizëm, tani po flas si dashamirës i Apolonisë, jo si ish-trajner i saj dhe në këtë kontekst them se vjet kjo skuadër qe e paparashik­ueshme në atë që prodhonin në fushë Dimo e Broshka, Krasniqi dhe Mihana apo dhe të tjerë. Apolonia kishte disa lojtarë goli, ndërsa këtë vit është vetëm Gjata, një lojtar i talentuar, por i vetmuar, sepse nuk ka suportin e duhur nga pjesa tjetër e skuadrës. Por, pavarësish­t kësaj gjendjeje, besoj se kjo skuadër dhe trajneri i kanë të gjitha mundësitë për të reaguar, nëse bëjnë korrigjime­t dhe përforcime­t e duhura”, përfundoi Kashami.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania