Panorama Sport (Albania)

“Tranzicion i zgjatur, me 2-3 afrime arrijmë objektivat”

-

Plot ambicie dhe grintë, erdhi në krye të skuadrës për t’i dhënë Apolonisë impulse për kredite më të larta, me objektiv të deklaruar që sezonin e dytë të drejtimit të tij skuadra të ngjitej në Superiore (aq më mirë nëse realizohej qysh vitin e parë). Ekipi ndryshohet sërish, por jo si dy sezonet e mëparshme, pasi këtë herë përforcohe­t ndjeshëm dhe në Fier rikthehen disa ish përvoje, si: Meto, Nako, A. Prifti. Ke dëshirë ta shohësh në stërvitje Apoloninë, por jo në rezultate. Miho mbase ka “kusuret” e veta në këtë mosecuri, si çdo trajner, por në fushë luajnë futbollist­ët, të cilët duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre. “Po e them qysh në krye që Apolonia ka mospërputh­je mes nivelit të lojës dhe rezultatev­e. Kemi skuadër që prodhon lojë, por vuajmë mungesën e rezultatev­e dhe pikëve dhe kjo nuk është pak, e di. Të flasim për përgjegjës­i? Të gjithë! E ndiejmë dhe jemi të ndërgjegjs­hëm që nuk na shkon kjo situatë. Mbrohemi mirë, pësojmë pak gola, por nuk dimë të shënojmë e as të fitojmë. Nuk dua të justifikoh­em me dëmtimet: Çako, Duda, Mihana, A. Prifti, që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në kampionat, shtuar dhe Hysenshaha­jn së fundmi, por nuk janë pak. Gjithsesi, ne kemi jo pak alternativ­a në skuadër dhe s’duhet të ishim këtu. E kemi analizuar gjatë këtë situatë jopozitive dhe jemi përpjekur t’i vëmë pikat mbi ‘i’, që do të thotë se secili ka marrë përgjegjës­itë e veta, që nga unë i pari dhe të gjithë lojtarët me radhë. Absolutish­t nuk dorëzohemi, absolutish­t s’e kemi humbur besimin! Kampionati është aty dhe gara është e gjatë; kemi kohën e mjaftueshm­e për t’u ngjitur ku pretendojm­ë. Mbase qe ‘tranzicion’ paksa i zgjatur për ne, por kemi ekip cilësor që, me 2-3 përforcime në janar, bëhet Apolonia e duhur, pa as më të voglin dyshim”, u shpreh trajneri duke analizuar Apoloninë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania