Panorama Sport (Albania)

Çelhaka: Gati “hakmarrja” me Pogradecin

-

Besa kërkon “marshimin”. Vendi i parë u ka shtuar oreksin verdhezinj­ve, të cilët nuk kanë në plan që të falin as Pogradecin. Dhe duhet thënë që ekipi i drejtuar nga Festim Fetollari është i vetmi kundërshta­r që nuk i ka thyer për këtë sezon. Një humbje e pësuar që në javën e parë në “Gjorgji Kyçyku” duket se nuk është harruar prej verdhezinj­ve. Mesfushori me përvojë, Alket Çelhaka, shpreh bindjen se liqenorët do të marrin “kusurin” për atë humbje. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ish-lojtari i Tiranës evidenton se është koha për revansh. “Po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe për këtë flasin 4 fitoret tona rresht. Pasi mundëm Egnatian 3 javë më parë, suksesi në Cërrik tregoi se ne synojmë maksimumin në çdo fushë, brenda apo jashtë qoftë. Optimizmi dhe besimi janë rritur ndjeshëm në grup, saqë po presim me padurim Pogradecin për t’u hakmarrë. Liqenorët na gjetën në startin e këtij sezoni ende të pakompletu­ar, ku shumica e lojtarëve luanin për herë të parë bashkë. Pas 4 muajsh, gjërat janë krejt ndryshe. Grupi tashmë është harmonizua­r plotësisht dhe është kompletuar. Kemi ende një javë kohë për ta përgatitur në detaje përballjen me Pogradecin, ndërkohë që kanë filluar edhe emocionet. Unë them me bindje se nuk do të ketë tjetër rezultat përveç fitores”, përfundoi Çelhaka. Pas fundjavës pushim, pritet që kavajasit sot t’u rikthehen përgatitje­ve nën urdhrat e Begejës. Deri në këtë moment nuk rezulton asnjë futbollist i dëmtuar. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania