Panorama Sport (Albania)

Doviciozo triumfon mes rrebeshit në Valencia

Markez përfundon jashtë, Rosi asnjë sukses në 2018-ën

- ARTIN LLESHAJ

Andrea Doviciozo fiton mimin e Madh të alencias dhe regjistron triumfin e katërt sezonal për vitin 200%. Italiani i Dukatit korri suksesin pas një gare të çmendur, e cila u karakteriz­ua nga reshjet e pandalshme të shiut dhe nga rrëzimet e shumta të pilotëve, ku fillimisht jashtë gare përfunduan Markez dhe injales, e më pas alentino Rosi që ishte në luftë për fitimin e garës. Në podium bashkë me Dociciozon u ngjitën Rins i Suzukit dhe Espargaro i skuadrës KTM.

Gara e fundit e Moto GPsë rezultoi vërtet e pabesueshm­e. Reshjet e lehta që nisën të bien gjatë fillimit të garës, u transformu­an në një rrebesh, që xhiro pas xhiroje u bë shkak për eliminimin e pilotëve nga gara. Asfalti i lagur nuk kurseu askënd dhe ishin të shumtë ata që përfunduan të rrëzuar, duke u tradhtuar nga shiu2 Miller, Petruçi, Aleiks Espargaro, Luti, Ianone, Markez dhe injales braktisën pistën para se drejtuesit të merrnin vendimin për të ngritur flamurin e bardhë, duke e ndërprerë përkohësis­ht garën. Në ato momente, Rosi, Doviciozo dhe Rins po duelonin fort me njëri-tjetrin për vendet e para. Pas rreth gjysmë ore ndërprerje, pilotët rikthehen në pistë për një start të ri edhe pse reshjet nuk kanë ndaluar për asnjë çast. Në fund, ai që ia del të triumfojë është Doviciozo që krijon shkëputjen decizive tetë xhiro nga finishi. alentino Rosi tentoi me të gjitha forcat për të qëndruar pranë pilotit të Dukatit, por katër xhiro nga fundi, "doktori" rrëzohet, për ta mbyllur më pas garën në vendin e 13- të. Një garë e bukur për pilotin e 8amahas, por që mbyllet sërish me një mënyrë shumë të keqe. Një zhgënjim i madh ky për Rosin, që e mbyll sezonin me zero fitore, ku në 23 vite karrierë i kishte ndodhur vetëm dy herë kur ishte pjesë e Dukatit. Një podium i shkëlqyer për Rins me Suzukin që regjistron të katërtin radhazi dhe mbi të gjithë për Pol Espargaron, i cili mori rezultatin më të mirë sezonal në një të diel ëndrrash për skuadrën e tij KTM, që triumfoi edhe në Moto 2, dhe Moto 3. Në 10 vendet e para e mbyllën garën edhe Nakagami, Smith, Bradl e Siahrin. Ndërkohë, një diskutim më vete për Dani Pedrozan, që u rendit i pesti në garën e tij të fundit si pilot në Moto GP. Përveç spanjollit nga sezoni i ardhshëm nuk do të bëjnë më pjesë në Moto GP, as Skot Riding i cili përshëndet­i Aprilian dhe nga viti që vjen do të kalojë në "British Superbike", dhe Alvaro Bautista që transferoh­et në "Superbike".

 ??  ?? Gara e Valencias rezultoi vërtet një garë e "çmendur" për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat nxorën jashtë piste shumë pilotë. Një ndër ta ishte edhe kampioni Mark Markez. Spanjolli u rrëzua në xhiron e 6-të, duke përfunduar në asfalt.
Gara e Valencias rezultoi vërtet një garë e "çmendur" për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat nxorën jashtë piste shumë pilotë. Një ndër ta ishte edhe kampioni Mark Markez. Spanjolli u rrëzua në xhiron e 6-të, duke përfunduar në asfalt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania