Panorama Sport (Albania)

Partizani B zhgënjen drejtuesit

Nga drejtori Olsi Rama te trajneri Skënder Gega, ka dyndje zyrtarësh në tribunë

- ALDO BUZI

Kryendeshj­a e javës së 9-të që u luajt dje në Luz u mbyll në paqe dhe nuk pati fitues. Megjithëse vendësit ishin përgatitur për të rrëmbyer tri pikët e radhës dhe të shkëputesh­in edhe më shumë në krye, nuk ia dolën përballë të kuqve kryeqyteta­s, të cilët siguruan një pikë me vlera. Edhe pas sfidës së djeshme, diferenca mes dy ekipeve mbetet dy pikë. Ndërkohë që të pranishëm në stadium veç presidenti­t vendës Albert Lusha, miqtë e Partizanit B përfaqësoh­eshin me shumë

pjesëtarë si drejtori i përgjithsh­ëm i klubit, Olsi Rama, trajneri i ekipit të parë, Skënder Gega, Genc Tomori dhe Perlat Musta.

NDESHJA - Loja nisi me vendësit që menjëherë kërkojnë të befasojnë me Barcin që godet

nga larg, por pa rrezik. Të kuqtë nga kryeqyteti pasi përshtaten mirë me terrenin e fushës pas minutës së 20-të shikojnë drejt portës së Bushit, me anë të Hysenajt, Lukas e So Uk që neutralizo­hen saktë nga mbrojta vendëse. Pas shumë rastesh të humbura, tri minuta para mbylljes së pjesës së parë, të kuqtë me anë të Kotes befasojnë me një goditje nga afër, por Bushi nuk lejon prekjen e rrjetës. Pjesa e dytë thuajse ishte cinike në shumë drejtime me shumë raste për të kaluar në avantazh, por finalizimi ishte i dobët. Në minutën e 50të Partizani B bën një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Bitrit që i lë vendin Tahiragës. Në minutën e % % - të është Daci që ka një mundësi të mirë, por nuk godet siç duhet. Deri në fund nuk ka ndryshim rezultati.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama dhe trajneri i skuadrës së parë, Skënder Gega duke ndjekur ndeshjen e Partizanit B në Luz
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama dhe trajneri i skuadrës së parë, Skënder Gega duke ndjekur ndeshjen e Partizanit B në Luz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania