Panorama Sport (Albania)

Shkumbini th&en Maliqin, një hap larg kreut

Miqtë pësojnë humbjen e parë, Bano kërkonte goleadë

- FATMIR AHMETI

Shkumbini ka mposhtur me rezultatin minimal 10 ekipin e Maliqit, duke u rikthyer te fitorja pas humbjes së një jave më parë ndaj Naftëtarit. Ekipi i trajnerit Artan Bano ka sfiduar edhe mungesat e repartit të sulmit, megjithatë ka menduar kapiteni Klement >hyra, i cili ka lënë rolin e tij si mbrojtës dhe aktivizimi në sulm është shpërblyer me një gol mjaft të bukur të realizuar në pjesën e dytë. Skuadra e Maliqit ka pësuar humbjen e parë sezonale, ndërsa peqinasit janë tri pikë larg kreut, por besojnë se me rikthimin e tri pikëve të hequra nga Disiplina, do të jenë sërish të parët.

NDESHJA - Loja ka nisur mjaft e shpejtë dhe të dyja skuadrat shpalosin synimet për ta fituar sfidën. Por, duhet thënë që pas dhjetë minutave lojë vendësit dominojnë lojën dhe krijojnë tre raste për shënim me anë të Gjylës, Nexhës e Bullarit, por gardiani mik ka shpëtuar portën me pritjet e tij. Fraksioni i parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë u pa një Shkumbin edhe më kërkues ku promotori i aksioneve sulmuese ishte mesfushori Iknomi. Në të 52-ën, >hyra ngre peshë entuziazmi­n në stadium pas golit të realizuar me kokë në portën e Maliqit, moment ky që e futi takimin në faza interesant­e. Miqtë u munduan të reagojnë, por eksperienc­a e Bizhytit dhe Ramazanit nuk lejuan sulmuesit miq që t'i afrohen portës peqinase. endësit shpërdoroj­në raste pa fund, teksa edhe Likaj i vetëm me portën bosh nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Peqinasit ruajnë avantazhin deri në fund. Pas ndeshjes, trajneri Artan Bano tha2 "Kjo ishte loja më e mirë që kanë zhvilluar lojtarët e mi. Rezultati duhej të ishte më i thellë. Megjithatë, vazhdojmë rrugën drejt rikthimit në Kategorinë e Parë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania