Panorama Sport (Albania)

Zvicra eliminon Belgjikën

Përmbysin një ndeshje të çmendur dhe do luajnë gjysmëfina­let e Ligës së Kombeve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

jë Ligë Kombesh me breshëri gola. Në mbrëmjen e djeshme, ky turne ofroi 20 gola në shtatë ndeshjet e luajtura, nga të cilët 7 u shënuan vetëm në duelin mes Zvicrës dhe Belgjikës, për Grupin A2. Shaqiri dhe Xhaka me shokë kontribuua­n në një mbrëmje madhështor­e për helvetët, të cilët duke fituar përballë Belgjikës së talenteve të mëdhenj 5-2, arritën në këtë mënyrë që falë golavarazh­it më të mirë në sfidat direkte ndaj “Djajve” të marrim kokën e grupit dhe kjo do t’u japë atyre të drejtën që të luajnë gjysmëfina­let e turneut.

NDESHJA – Në Lucërnë ka gola dhe spektakël. Zvicra arrin t’ia dalë të përmbysë dhe të fitojë ndaj Belgjikës “finalen” e grupit. Skuadrës së Petkoviçit i duhej një sukses me dy gola diferencë, ose një rezultat 1-0 për të marrë kreun e grupit, në një takim ku ndodhi gjithçka në pjesën e parë. Pas vetëm dy minutash, Belgjika kalon në avantazh me Torgan Hazard, i cili shfrytëzon një gabim në mbrojtje të rivalëve, ndërsa në të 17-ën vjen edhe dyfishimi për miqtë, ku është sërish vëllai i Edenit, ai që feston, pas një goditjeje fantastike dhe të fortë. Gjithsesi, reagimi i zviceranëv­e është heroik, sepse teksa Rodrigez ngushton në të 26-ën me penallti, Seferoviç barazon shifrat duke shfrytëzua­r spondën e Shaqirit. Por helvetët nuk kënaqen me kaq, duke kaluar edhe në avantazh, në të 44-ën, sërish me gol të Seferoviçi­t. Në pjesën e dytë, Zvicra është edhe më agresive, duke dërguar në të 62-ën shifrat në 4-2 me Elvedin sërish, të frymëzuar nga një asist i Shaqirit, ndërsa gjashtë minuta nga fundi vjen edhe goli i sigurisë matematiko­re, i realizuar me kokë nga Seferoviç, që feston tripletën, merr topin në shtëpi, por mbi të gjitha i dhuron Zvicrës së shqiptarëv­e (Xhaka kapiten e Shaqiri nga minuta e parë, plus Albian Ajeti që zbriti në fushë, në minutën e 92- të) kokën e grupit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania