Panorama Sport (Albania)

Brigel, kundër Guardiolës: E ka ai fajin për krizën e Gjermanisë

-

Pep Guardiola lë shenjë: e bëri te Barcelona dhe te Bajerni i Mynihut dhe po e bën edhe tani te Mançester Siti. Kanë kaluar dy vite nga përshëndet­ja e tij me bavarezët, por edhe sot e kësaj dite atij i atribuohen përgjegjës­itë për gjendjen aktuale të futbollit gjerman. Sipas Hans Peter Brigelit, ish-yllit të kombëtares gjermane, kriza aktuale e Gjermanisë së Joakim Lëvit vjen si pasojë e teknikut katalanas. "Është faji i tij. Na dha iluzionin se për të fituar mjaftonte të kishe 75 për qind të zotërimit të topit, por nuk është kështu", shprehet ish- trajneri i Kombëtares shqiptare për gazetën italiane "La Repubblica". "Në futboll rezultati është shumë më i rëndësishë­m sesa kontrolli i lojës. Të kesh zotërimin e topit, nuk mjafton për të fituar dhe na dha një demonstrim të qartë Franca kampione bote".

RECETA E ZGJIDHJES

Por, si mund të dalë Gjermania nga kjo krizë? Brigel e ka një recetë për daljen nga kriza që ka goditur "pancerat", jashtë Botërorit të fundit që në fazën e grupeve: "Mund të fitosh edhe duke u kthyer në një mënyrë më tradiciona­le loje. Gjëja më e rëndësishm­e nuk është loja e bukur, por pasja e ekuilibrit në fushë". Ishmbrojtë­si vazhdon: "Megjithatë, mendoj se bëhet fjalë vetëm për një krizë tranzitore dhe që u ka ndodhur edhe kombëtarev­e të tjera".

GABIMET E LËVIT

Por, Brigel nuk lëshon vetëm shigjeta në drejtim të trajnerit aktual të Mançester Sitit. Ai ka kritika edhe për teknikun e 4 herë kampionëve të botës, Joakim Lëv, të cilin e akuzon për mungesë kuraje: "Pas fitores së Kupës së Konfederat­ave i mungoi guximi për të ndryshuar. Duhet të linte në shtëpi katër apo pesë futbollist­ë të Botërorit 2014, të cilët nuk ishin në gjendje të mirë fizike dhe t'u jepte më shumë besim të rinjve që kishin fituar Kupën e Konfederat­ës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania