Panorama Sport (Albania)

Imobile mungon me Shtetet e Bashkuara, shans talenteve Mançini, Tonali e Kin

-

Pas barazimit në "San Siro" kundër Portugalis­ë (0-0) ditën e shtunë, Robarto Mançini, në akord të përbashkët me lojtarët, ka ridërguar në shtëpi Xhiorxho Kielinin, Lorenco Insinjen, Alesandro Florencin, Marko Verratin dhe ditën e djeshme u mor i njëjti vendim për Çiro Imobilen (ndërsa Leo Bonuçi, për shkak të dëmtimit të Rolanjolit e pavarësish­t grumbullim­it të Açerbit, nuk do largohet). Më shumë hapësirë për talentet, pra, dhe eksperimen­teve për miqësoren kundër Shteteve të Bashkuara e programuar për ditën e nesërme (ora 20:45) në Genk, Belgjikë.

MBROJTJA - Kundër përfaqësue­ses amerikane trajneri i "axurrëve" mendohet se do konfirmojë sërish modulin 4-3-3: mes shtyllave mund të jetë shansi i Sirigut në vend të Donarumës. Në mbrojtje do jetë thuajse me siguri mbrojtësi i Juventusit në qendër, i përkrahur nga shoku i skuadrës, Daniele Rugani. Florenci, në të djathtë, mund të zëvendësoh­et nga juventini tjetër, De Shiljo, ndërsa në të djathtë Mançini momentalis­ht është në dyshim mes Biragit dhe Emerson Palmierit. MESFUSHA - Më shumë dilema në mesfushë, ku Verrati mund të marrë një ndeshje pushim dhe në vendin e tij në "regji" do pozicionoh­et Nikolo Barela i Kaljarit, ndërsa dëmtimi në momentin e fundit i Pelegrinit i "jep" praktikish­t një fanellë titullari Galjardini­t. Treshja e mesfushës me shumë mundësi do plotësohet nga Stefano Sensi, talenti i Sasuolos aktualisht i huazuar te Çezena. SULMUESIT DHE STOLI -

Sakaq, "tredhëmbës­hi" i sulmit duhet të ndërtohet nga Kevin Lazanja i Udinezes, Domeniko Berardi i Sasuolos dhe Mateo Politano i Interit, edhe pse nuk përjashtoh­en surpriza. Pavoleti, jo në formë, do e nisë nga stoli. Stol nga ku gjatë ndeshjes mund të ngrihen shumë të rinj të grumÇmimi

bulluar nga Mançini për t'u testuar: nga Mançini (mbrojtësi i Atalantës) tek i shumëpërfo­luri (dhe i shumëkërku­ari në merkato) Stefano Tonalo, talenti i Breshias, duke kaluar nga sulmuesi Mois Kin, në pronësi të Juventusit, i huazuar prej dy sezonesh te Verona.

 ??  ?? TONALI (SandroTona­li, 18 vjeç, mesfushor)
TONALI (SandroTona­li, 18 vjeç, mesfushor)
 ??  ?? KIN
(Mois Kin, 18 vjeç, sulmues)
KIN (Mois Kin, 18 vjeç, sulmues)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania