Panorama Sport (Albania)

“Betimi” i Shaqirit: Kurrë, kafe me Nevil

“U tallën kur shkova te Liverpuli, Salahut i bëra dy ‘tunele’”

-

ë të jem i sinqertë nuk jam një tifoz i Shaqirit dhe mendimin tim e përkeqëson fakti që sezonin e kaluar, ai ishte një nga faktorët që përçanë ekipin Stokes”. Me këtë deklaratë, Geri Nevil komentonte zbarkimin e Xherdan Shaqirit në “Anffield Road”. Disa muaj më pas, zvicerani e ka marrë veten dhe ka fituar disa shkallë në rendin hierarkik të ekipit të Jurgen Klopit. Aktualisht, sulmuesi është i grumbullua­r me kombëtaren zvicerane dhe nga grumbullim­i i Bazelit ai ka dhënë një intervistë. Një nga pyetjet kishte lidhje pikërisht me polemikat me ish-legjendën e Junajtidit dhe i pyetur nëse do ta pinte një kafe me të, Shaqiri u përgjigj: “Jo aspak, nuk më intereson çfarë thotë ai. Nuk më intereson nëse Nevil tani mendon se po luaj shumë apo pak, ose mirë apo keq”.

“HAKMARRJA” - Pas transferim­it te Liverpuli, djaloshi me origjinë kosovare nuk fliste me shtypin, teksa punoi shumë dhe kohët e fundit e gjeti veten në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishm­e, te nënkampion­ët e Europës. Edhe në takimin e fundit kundër Fulhemit, ishte Shaqiri, i cili shënoi golin e dytë të rëndësishë­m në fitoren 2-0 për

të siguruar tri pikë. “Shumë njerëz janë tallur me mua pas transferim­it te Liverpuli, duke thënë se po e bëja hapin më të madh se këmbën. Unë kam qenë gjithmonë i qetë edhe pse në fillim luaja pak. E dija, sigurisht për shkak të përvojës në Bajern dhe Inter, se duhet

të isha më i durueshëm, të punoja i përqendrua­r dhe pastaj të shfrytëzoj­a shansin tim kurdo që të më jepej”.

“BEATLES” DHE SALAH – Koha e pakët në Liverpul nuk i ka mundësuar të njohë imtësisht qytetin, por e ka afruar futbollist­in me grupin muzikor

“Beatles”. “Vërtet dëgjoj muzikë të ndryshme, por “Beatles” i njihja që përpara se të transferoh­esha në Angli. Ata njihen si katër fantastikë­t, ndaj një herë kam postuar në “Instagram” një fotografi timen me Firminon, Salahun dhe Manenë, duke shkruar

poshtë ‘ Katër fantastikë­t’”, tregoi 27-vjeçari. Miqësia me Salah është ajo më e ngushta. Dyshja është afruar në Liverpul, por njohja e tyre daton që në kohët e Bazelit, kur Shaqiri ishte një yll vendës, ndërsa egjiptiani ende i panjohur. Lidhur me takimin e tyre, Shaqiri

tregoi edhe një prapaskenë: “Kur u takuam për herë të parë në Liverpul, Momo më tha se ishim parë në Bazel. Mua nuk më kujtohej momenti, ndërsa atij po, sepse i kisha kaluar dy herë topin poshtë këmbëve në një ndeshje prove të tijën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania