Panorama Sport (Albania)

Kushta: Shqipëria një katastrofë, Duka bën gjithçka

"Skocia na diskredito­i, futbollist­ët janë bërë si zboristë..."

- ERMAL SIKA

Kombëtarja sh qiptare u diskred itua kundër Skocisë. Ky është mendimi i Sokol Kushtës, teksa në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-sulmuesi thekson se Shqipëria nuk ka Kombëtare, pasi pjesa më e madhe e futbollist­ëve janë "zboristë". Legjenda e futbollit vlonjat, i cili ka luajtur 31 ndeshje me fanellën kuqezi, deklaroi dje se trajneri Kristian Panuçi nuk duhet të kishte ardhur në Shqipëri dhe bashkë me të duhet që të ikin edhe shumë të tjerë.

Kushta, Shqipëria humbi thellë ndaj Skocisë. Jeni i zhgënjyer apo ishte diçka që e prisnit?

Unë kam kohë që them nuk ka Kombëtare. Nuk e di kush është ai që thotë luajti Kombëtarja. Në 15 ndeshje kanë luajtur 15 kombëtare. Shumica e lojtarëve janë "zboristë" javorë.

Jemi kthyer 25 vite pas sa u përket të tilla rezultatev­e...

Kam dëgjuar shumë gazetarë që mundohen ta krahasojnë me atë ndeshje që u mundëm 5- 1 nga Spanja dhe po mendojnë se kjo është njësoj si me ndeshjen e fundit me Skocinë dje (pardje). A e kanë këta idenë e ndeshjes? A e kanë idenë e humbjes, që bëjnë krahasimin?

Çfarë doni të thoni me këto pyetje që ngrini?

Dua të them se ajo dje

( pardje) nuk ishte humbje. Ajo ishte me plot gojën diskrediti­m. Në futboll humbja ka një etikë, ka një moral. Shikoni sa tifozë ka në stadium. Numri i tyre po arrin numrin e kampionati­t. Ky është një turp i madh.

A mund të na thoni se çfarë i mungon kësaj Kombëtarej­e?

Dëgjoni lojtarët e rinj kur flasin në televizor. Ata thonë falënderoj­më presidenti­n Duka që na dha mundësinë të vijmë në Kombëtare. A e kuptoni ku kemi arritur? Falënderoj­më presidenti­n që bëri godinat. Falënderoj­më presidenti­n që vajtëm në Francë. Falënderoj­më presidenti­n që beri stadiumin. Falënderoj presidenti­n që luajta. Falënderoj­më presidenti­n që biletat janë të shtrenjta dhe trajneri nuk bën se humbëm.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Domethënë që të gjitha i bën presidenti. Mirë, por kur është keq fajin e ka De Diazi, Panuçi, pastruesja, roja dhe tifozët që nuk vijnë në stadium.

Pas këtij zhgënjimi, trajneri Panuçi duhet të japë dorëheqjen apo FSHF ta shkarkojë?

Panuçi nuk duhet të vinte në Shqipëri fare. Bashkë me Panuçin duhet të ikin shumë persona përgjegjës për këtë gjendje katastrofi­ke.

Është koha t'i besohet një trajneri të huaj apo shqiptar?

Unë mendoj se ka shumë emra trajnerësh në qarkullim që të marrin drejtimin e Kombëtares. Kjo nuk është ndonjë zgjidhje e vështirë për t'u bërë.

Flamurtari­n si e keni parë këtë sezon?

Flamurtari duhet të ishte më lart me pikët që ka lënë me Skënderbeu­n dhe Luftëtarin.

Të premten do të luajë me Partizanin, si e shikoni këtë ndeshje?

Me Partizanin është ndeshje rivalësh. Kjo, për vetë faktin e pozicionit. Uroj të fitojë më i miri në fushë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania