Panorama Sport (Albania)

Marota, gati të veshë zikaltër Milinkoviç

Zyrtarizim­i brenda 15 dhjetorit, për serbin ka një paraakord

- Përgatiti: LEDIO NASE

Tetë sezone si bard hezi, që shumë shpejt do përfaqësoj­në të kaluarën. Po, sepse Bepe Marota tanimë është gati të nisë një aventurë të re, me shpresën për të rinisur punën atje ku e kishte lënë: të përsërisë sukseset me Juventusin do jetë një objektiv i ndërlikuar, por në moshën 61vjeçare ish- administra­tori i deleguar i "Zonjës" ka dëshirë të provohet sërish. "Në Itali, megjithatë", ishte shprehur vetëm pak ditë më parë. E kështu do jetë (pritet vetëm zyrtarizmi), sepse Interi, pas "bekimit" të dhënë nga ishpreside­nti Masimo Morati, është gati t'i hapë dyert. Nga Torino në Milano, pak më shumë se 100 kilometra distancë: më pak nga sa iu deshën për të arritur në Kinë...

UDHËTIMI - Nga aeroporti milanez "Malpensa" në Pekin. Më pas, një sforco e fundit për të mbërritur në Nankin, në selitë e "Suning"ut: ku takon familjen Zhang, presidenti­n Stiven dhe babanë Jindong. Marrëveshj­e totale, pra, në pritje për të shpallur "martesën": gjithçka do bëhet realitet, sipas mediave italiane, më 15 dhjetor (e jo përpara Juventus-Inter siç ishte menduar). "Përfshirja e ish-administra­torit të Juves, megjithatë, nuk pritet të përbëjë ndryshime në organikën aktuale të krerëve: do ndajë detyrat me Alesandro Antonelon: këtij të fundit pritet t'i mbetet pjesa ekonomike, financiare e menaxhuese, Marotës ajo sportive.

INTERI I RI - Mbledhja, pra, ka qenë pozitive, palët kanë diskutuar nga situata në skuadrën zikaltër dhe çështja e lidhur me infrastruk­turat, stadiumin, akademinë dhe gjithashtu merkaton. Siç është raportuar nga "Corriere dello Sport", në listën e përforcime­ve ndodhet edhe një "big": Sergej Milinkoviç-Saviç, mesfushori i Lacios, për të cilin flitet se Marota ka një paraakord verbal me Lotiton, presidenti­n e bardhekalt­ërve. Vëmendje të madhe do kenë edhe lojtarët që u skadon kontrata në 2019-ën: Rabio i PSGsë

është një nga profilet më tërheqëse, ashtu si Marsial e Ander Herrera të Junajtidit, por do ketë një tjetër tentativë për Luka Modriç. Duke vijuar me talentet, e kërkuar nga "Suning": nga Andersen te Tonali. Projektohe­t një Inter i fortë, por i ri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania