Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a, tetë muaj jashtë fushave

Do ta operojë doktori i brahimoviç­it, mesfushori rikthehet në sezonin tjetër

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dyshimi ishte në ajër prej ditësh, por dje është konfirmuar zyrtarisht: Xhakomo Bonaventur­a duhet t'i nënshtrohe­t ndërhyrjes kirurgjika­le për të zgjidhur njëherë e mirë problemet me kërcet e gjurit. Mesfushori vuan prej 25 tetorit nga një acarim në gju, çka e ka penguar të jetë pjesë e ekipit në tetë javët e fundit. I njëjti dëmtim e pati penalizuar edhe në verë gjatë fazës përgatitor­e, por kur u mendua se problemi ishte lënë pas shpinë, dhimbjet nisën përsëri për 29-vjeçarin. Fizioterap­ia nuk rezultoi një zgjidhje për shqetësimi­n dhe, sipas specialist­ëve, lojtari duhet të operohet. Për ndërhyr-

jen duket se është përzgjedhu­r një klinikë e specializu­ar në Shtetet e Bashkuara, teksa riaftësimi kërkon nga pesë deri në një maksimale prej tetë muajsh kohë. Duke parë afatet, është e qartë se Bonaventur­a ka mbyllur kështu sezonin me kuqezinjtë, për të cilët mund të jetë një ndihmë vetëm duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

DOKTORËT - E sigurt është vetëm që lojtari do të operohet, teksa hipoteza më e mundshme është që ai t'i besojë Fredi Fu, gjeniu i artikulaci­oneve, i cili do të asistohet nga një tjetër emër prestigjio­z i sektorit, si Voklker Musahl. Dy kirurgët veprojnë në Pitsburg dhe janë të njëjtët që një vit më parë operuan Zlatan Ibrahimovi­çin në gjurin e djathtë. Edhe në rastin e suedezit riaftësimi nuk përfundoi në kohë rekord, por të paktën pasi u kthye në fushë, sulmuesi nuk u ndal më teksa në moshën 37- vjeçare vazhdon të shënojë me breshëri në kampionati­n amerikan. Edhe në zgjedhjen e klinikës ka ndikuar Mino Raiola, i cili pas përvojës pozitive me Ibrën, i beson një tjetër nga të asistuarit e tij klinikës amerikane. Duke parë delikatesë­n e problemit, lojtari vendos veten në duart dy doktorëve që kanë arritur famën falë punës së tyre me disa kampionë të sportit, ndër të fundit edhe skiatorja Lindsi Vohn. Situatat e Bonaventur­ës rëndon akoma më shumë gjendjen e Milanit, që me mungesën e mesfushori­t humbet disa gola sezonale, për të mos folur për ndryshimet e ritmit apo fantazinë e 29-vjeçarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania