Panorama Sport (Albania)

Kosova, një pikë larg festës së madhe

Trajneri Shaland: bindur në fitore, edhe pse Azerbajxha­ni është favorit

-

Takim me historinë për Kosovën sot në orën 20: 45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Mjafton një pikë ndaj Azerbajxha­nit për të qenë ajo fituesja e grupit 3 të Ligës D. Në konferencë­n për shtyp, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, është shfaqur optimist, edhe pse ka theksuar se favorit është Azerbajxha­ni. "Luajmë ndaj një skuadre shumë të organizuar. Në ndeshjen e parë barazuam, por ata treguan formë të lartë. Azerbajxha­ni ka eksperienc­ë, si në eliminator­et për Europian dhe Botëror. Janë favorit i grupit prej eksperienc­ës që kanë. Ne jemi ekip i ri. Trajnerët thonë që gjithmonë ekipi kundërshta­ri është favorit", theksoi Shaland. Ai foli edhe për mënyrën e lojës në këto eliminator­e, duke thënë se do të provojë të gjitha mënyrat. "Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjikë ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë, kemi mundësi për fitore. Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarrim

rrezikun, edhe nëse humbim do ta vazhdoj jetën. Jam i bindur në fitore", ka deklaruar trajneri i Kosovës. I pyetur se a është njeriu kryesor i këtyre sukseseve të përfaqësue­ses, zvicerani ka thënë "jo" në gjuhën shqipe, duke i dhënë merita edhe të kaluarës me Albert

Bunjakun në krye të "dardanëve". Gjatë konferencë­s për shtyp, pasi gazetarët e ngacmuan nëse e mendonte largimin nga Kosova po u mund ndaj Azerbajxha­nit, trajneri zviceran dha këtë përgjigje: "Si trajner jemi të gatshëm për gjithçka. Nuk e mendoj

një situatë të tillë. Jam trajner dhe e dua punën time, por e kam parasysh që gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Ndonjëherë nuk është lehtë për trajnerët. Në moshën time nuk është problem edhe nëse largohem. E dua vendin tim, e dua gruan time dhe fëmijët e mi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania