Panorama Sport (Albania)

Shqipëria në emergjencë për të majtë, reagojnë trajnerët e Superiores

Trashi, Hoxhallari dhe Abazi, flasin Mema e Shehi. Gega nuk prononcohe­t

-

Shqipëria është përballur në këtë periudhë jo vetëm me mungesë rezultates­h, por edhe me mosgrumbul­limin e lojtarëve për arsye të ndryshme (Balliun nuk e lejoi Metz dhe Durmishaj nuk del dot nga Greqia për shkak të shërbimit ushtarak). Pak ditë më parë, Ermir Lenjani la grumbullim­in për shkak të një dëmtimi në këmbë. Dje është larguar dhe Egzon Binaku dhe ndaj Uellsit kuqezinjtë do të jenë në emergjencë për mbrojtës të majtë. Sidomos, në një situatë të tillë, një mbrojtës nga Superiorja mund të kishte një ftesë dhe për këtë "Panorama Sport" pyeti trajnerët respektivë të Lorenc Trashit, Leonit Abazit, i cili nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare me Kosovën dhe Erion Hoxhallari­t, si potencialë që mund të thirreshin me kuqezinjtë.

Trajneri i Partizanit

Lidhur me këtë çështje dhe për mosgrumbul­lim të lojtarëve të

Superiores, sidomos në një periudhë emergjente në përfaqësue­se, ish- trajneri i U- 21 dhe aktualisht trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk ka pranuar të prononcohe­t.

Trajneri i Skënderbeu­t

Deri një vit më parë ka qenë pjesë e Kombëtares dhe tanimë në rolin e trajnerit të Skënderbeu­t e di mirë se çfarë duhet që dikush të bëhet

pjesë e saj. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", Orges Shehi komenton mungesën e një ftese për anësorë të majtë, konkretish­t Abazi që ai drejton: "Në dijeninë time mund të them se Panuçi e ka vëmendjen nga ekipet e Superligës, pasi në këtë pozicion, pra të seleksionu­esit të lojtarëve për Superligën është caktuar Ervin Bulku që e njeh

mirë ambientin në Shqipëri. Sigurisht që nëse do të thirrej për këtë takim një mbrojtës i majtë, duke parë që është një test miqësor, do të ishte diçka e mirë për këdo që do të jepej kjo mundësi. Por duhet të jemi të vetëdijshë­m se nuk është ndonjë lojtar që po bën diferencën për momentin në kampionati­n tonë. Prandaj, edhe ne duhet të jemi më të përgjegjsh­ëm, të punojmë më shumë për të marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares", shprehet Shehi. Trajneri i Tiranës

Sipas Ardian Memës, Hoxhallari është gati për Kombëtaren. Mirëpo, trajneri i bardhebluv­e nuk nxitohet në këtë aspekt dhe në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", i jep të drejtë Panuçit për të mos eksperimen­tuar për dy ditë. "Hoxhallari do të ishte një alternativ­ë e mirë për Kombëtaren. Ai është mbrojtës tipik i krahut të majtë, paçka se unë e kam zhvendosur në qendër për nevoja të skuadrës. Ai ka cilësi dhe është gati. Gjithsesi, mendoj se Panuçi ndoshta po sheh më shumë te lojtarët që aktivizohe­n jashtë apo mund të marrë edhe ndonjë nga Shpresat. Dhe në këtë pikë duhet të mirëkuptoh­et trajneri, pasi përtej kushteve të emergjencë­s, nuk mund të eksperimen­tosh për dy ditë. Është tjetër çështje pastaj, nëse emri i Hoxhallari­t në rastin konkret mund të jetë i përfshirë në listën rezervë, që mund të jenë kontingjen­t për Kombëtaren", tha Mema.

 ??  ??
 ??  ?? 26 vjeç
26 vjeç
 ??  ?? 25 vjeç
25 vjeç
 ??  ?? 23 vjeç
23 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania