Panorama Sport (Albania)

Dikur bënin epokë në futbollin e luajtur, Panuçi mund Gigsin në ndeshjet direkte

Trajneri kuqezi dhe uellsiani janë sfiduar 8 herë me njëri-tjetrin

-

Kristian Panuçi dhe Rajan Gigs. Do të përballen sot në "Elbasan Arena" dy nga lojtarët e mëdhenj që kanë bërë histori në futbollin europian. Legjenda italiane, Kristian Panuçi, që drejton aktualisht Kombëtaren shqiptare, ka luajtur me skuadra të mëdha si Milani, Reali i Madridit, Interi, Monako dhe Roma. Nga ana tjetër, do të ketë Rajan Gigsin, i cili bëri histori me Mançester Junajtid. Panuçi dhe Gigsi patën fatin që të triumfonin edhe në kompeticio­nin më të madh europian si Champions League. Trajneri kuqezi fitoi me Milanin dhe Realin e Madridit, ndërsa Gigs me "Djajtë". Në palmaresin personal të tyre ka shumë trofe dhe tituj PANUÇI 4

1

3

4

1 687

kampionë. Gjatë karrierës ndërkombët­are me kombëtaren e Italisë, Panuçi luajti 57 ndeshje mes viteve 1994-2008, përfshirë edhe 4 ndeshje kundër Uellsit. Ata kanë qenë të dy titullarë në këto përballje, GIGS 4 1 3 3 1 661

ku bilanci është pozitiv në anën e trajnerit të Kombëtares tonë. Ai ka fituar 3 përballje, ndërsa Gigs 1. Por, nuk përfundon këtu, sepse Panuçi dhe Gigs janë përballur me njëri-tjetrin edhe në Premier Ligë kur italiani veshi fanellën e Çelsit. Kjo ndeshje ka përfunduar në barazim. Të dy janë sfiduar edhe në Ligën e Kampioneve, por këtu shifrat janë pro uellsianit. Në tri ndeshje, Gigs ka fituar 2, ndërsa Panuçi vetëm një. Në total: 8 përballje: 4 fitore për Panuçin, 3 për Gigsin dhe një barazim. Sot, mes dy legjendave të futbollit të luajtur, do të jetë një kapitull i ri. Përballen me njëri-tjetrin për herë të parë si trajnerë në një miqësore. Të dy duan të harrojnë zhgënjimin e një ndeshjeje më parë, ku Shqipëria humbi ndaj Skocisë dhe Uellsi ndaj Danimarkës, në sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania