Panorama Sport (Albania)

Bejl vlen më shumë se Shqipëria

Skuadra e Panuçit kushton 69 mln, Hysaj dhe Strakosha në "top 5" të renditjes

- GENTJAN ALINANI

Garet Bejl nuk është kampioni i vetëm që ka ardhur në Shqipëri për të sfiduar Kombëtaren tonë, por ndoshta është një nga më të shtrenjtët. Kujtojmë që vite më parë në eliminator­et e Europianit erdhi me Portugalin­ë Kristiano Ronaldo dhe pas tij kanë qenë të tjerë që kanë zbritur në tokën shqiptare ( yjet e Spanjës). Dhe nëse krahasimin do ta bëjmë për vlerën e kartonëve që kanë futbollist­ët e të dyja skuadrave, Shqipërisë dhe Uellsit, atëherë nuk ka fare histori. Sepse Garet Bejl kushton 21 milionë euro më shumë sesa e gjithë Kombëtarja shqiptare (përfshirë të gjithë futbollist­ët që Panuçi u dërgoi ftesë për dy ndeshjet, pavarësish­t largimeve dhe atyre që nuk erdhën). Sulmuesi i Realit të Madridit e ka vlerën në treg 90 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë të gjithë së bashku, duke mbledhur "forcat", shkojnë 69 milionë euro. Sigurisht që yje të tillë shërbejnë për të rritur edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare, për të fituar eksperienc­ë dhe për të provuar realisht forcën e tyre. Bejl është një lojtar i madh, por jo i pandalshëm. Në kohët e fundit në Madrid ka treguar se është njerëzor dhe me ecurinë e tij ka shqetësuar "galaktikët". Ai gjithashtu kërkon ta shfrytëzoj­ë momentin në kombëtaren e Uellsit për të rigjetur formën.

KOMBËTARJA- Sipas portalit të specializu­ar në llogaritje­n e vlerave të kartonëve të futbollist­ëve "transfemar­kt", futbollist­i më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit ka kapur vlerën 25 milionë euro në

treg, ndërsa i dyti pas tij renditet portieri Tomas Strakosha. Numri një i Lacios vlerësohet 20 milionë euro nga "transferma­kt", edhe pse Igli Tare dhe Lotito do të kërkojnë më shumë nëse dikush troket në dyert e skuadrës bardhekalt­ër për ta blerë. Pesëshja

plotësohet nga Etrit Berisha (5 mln euro), Taulant Xhaka (3 mln euro) dhe Bekim Balaj (1.6 mln euro). Uellsi në total vlen 239 milionë euro, ndërsa lojtari i dytë më i shtrenjtë pas Bejlit është Ramsej ( 45 mln euro). Xho Alen vlerësohet 18 mln euro.

 ??  ?? Garet Bejl para udhëtimit drejt Shqipërisë
Garet Bejl para udhëtimit drejt Shqipërisë
 ??  ?? Kristian Panuçi me kombëtaren e Italisë
Kristian Panuçi me kombëtaren e Italisë
 ??  ?? Rajan Gigs me kombëtaren e Uellsit
Rajan Gigs me kombëtaren e Uellsit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania