Panorama Sport (Albania)

Dopietë e Hebajt, Kombëtarja U-21 jep... shpresë ndaj Maltës

Skuadra e Alban Bushit fiton sërish, maltezët kontestojn­ë arbitrin

-

Shqipëria U- 21 ka fituar 3- 2 ndaj Maltës në miqësoren e luajtur dje në stadiumin "Loro Boriçi". Rubin Hebaj shënoi dy gola për kuqezinjtë, ndërsa Shefit Shefiti realizoi pas një skeme perfekte në startin e ndeshjes. Brinkat për Maltën bëri dopietë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë të paktën një barazim. Takimi u gjykua nga arbitri shqiptar me stemën e FIFA- s, Eldorian Hamiti, por disa herë maltezët kontestuan gjykimin, duke pretenduar për penallti të padhënë dhe gol të parregullt të kuqezinjve. Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Alban Bushit. Shqipëria kalon në avantazh pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit, ku finalizues ishte Shefiti në minutën e 11të. Pas këtij goli, ekipi kuqezi fiton një lloj qetësie, por që prishet në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Malta jep sinjalin e parë në minutën e 34- t me sulmuesin Brinkat, i cili nuk koordinohe­t siç duhet brenda zonës, edhe pse ka mundësi të shënojë me kokë. Sërish Brinkat pas 3 minutash, që godet nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e mbrojtur nga Dajsinani. Herën e tretë sulmuesi maltez nuk gabon dhe barazon rezultatin në 1- 1, pas një asisti të bukur që merr brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet

në barazim 1- 1. Në fillim e pjesës së dytë 21-vjeçarët e Shqipërisë kanë mundësinë të kalojnë në avantazh, por topi i Hebajt është i pafat, sepse prek traversën. Frigieri për miqtë ka një shans të artë brenda zonës, por shpërdoron. Malta vijon të luajë mirë dhe është Kombëtarja U-21 dje para ndeshjes Foto: F. Hazizllari

sërish Brinkat që përfiton nga një gabim në mbrojtjen kuqezi. Megjithatë, Shqipëria nuk dorëzohet lehtësisht. Pas një prekjeje të topit me dorë brenda zonës, gjyqtari Hamiti akordon penallti dhe Hebaj tregohet i saktë nga pika e bardhë. Barazimi 2- 2 bën që Shpresat të marrin zemër, teksa tri minuta nga fundi, Hebaj merr një top nga thellësia e mesfushës dhe i vetëm me portierin realizon një gol shumë të bukur pas goditjes në formë parabole. Maltezët protestojn­ë, duke kërkuar pozicion jashtë loje, por më kot. Gjithçka mbyllet 3- 2. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania