Panorama Sport (Albania)

Abazi: S’na tremb asnjë ekip, ëndërr të luaj për Shqipërinë

Skënderbeu/ Mbrojtësi pret fitoren ndaj Tiranës

-

Pas kalimit të peripecive të gjata me dëmtimet dhe rikuperimi­n, Leonit Abazi është kthyer në një nga pikat e forta të Skënderbeu­t në linjën e majtë të mbrojtjes. Në të tilla kushte, kosovari i bardhekuqv­e duket se ka fituar sigurinë dhe mbi të gjitha vijimësinë, atë që i mungonte, për të qenë një titullar i rëndësishë­m. Krahas këtij rikthimi, Abazi pret suksesin me Skënderbeu­n edhe këtë sezon, përpos ndryshimev­e që ka pësuar ekipi këtë vit. Në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport", mbrojtësi nga Gjilani e sheh Skënderbeu­n të fortë edhe në këtë sezon. "Kampionati,

si çdo sezon, ka vështirësi­të e veta dhe asnjëherë nuk mund të themi se cili është sezoni më i fortë apo më i lehtë. Unë mendoj se ka qenë Skënderbeu ai që ka bërë diferencën, sidomos vjet ku kishte një ndryshim të madh me ekipet e tjera. Gjithsesi, çdo sezon duke qenë se

është i gjatë, është mjaft i luftuar. Ne kemi një ekip të ri tashmë dhe ndryshimet duan kohën e vet që të vijnë në maksimumin e tyre. Nuk mund ta mohojmë se jemi një ekip me moshë të re dhe me lojtarë që kanë një potencial shumë të madh dhe cilësi të padiskutue­shme. Por, duam të fitojmë pak më shumë eksperienc­ë për të na bërë mirë në vijimësi të kampionati­t. Çdo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, pasi të gjitha vlejnë tri pikë. Sigurisht, të mundësh rivalët për titull është një tregues force. Që në fillim ky ekip ka qenë i ndërtuar për të fituar, ndaj nuk konsideroh­et risi ecuria e deritanish­me. Jemi Skënderbeu dhe në çdo ndeshje futemi vetëm për të marrë tri pikët", theksoi fillimisht Leonit Abazi.

TIRANA

Më tej, mbrojtësi u ndal te dy ekipet e kryeqyteti­t, ku në fundjavë përballen me Tiranën në "Selman Stërmasi". "Tani kemi një ndeshje të rëndësishm­e ndaj Tiranës në transfertë, e cila nuk po kalon një periudhë të mirë, por do të kërkojë me çdo kusht të ringrihet. Duhet të kemi kujdes dhe të jemi të përqendrua­r. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe ne duhet të japim maksimumin për të marrë më të mirën edhe ndaj Tiranës. Arma jonë është kjo: Shikojmë vetëm ndeshjen e radhës. Këtu nuk bën përjashtim askush, as Partizani. Ne jemi të përqendrua­r vetëm te ndeshjet tona dhe sigurisht që do të jetë një kampionat, ku ai që gabon më pak do të fitojë. Nuk mendojmë për të tjerët, pasi askush nuk na tremb", vijoi Abazi, duke mos u shqetësuar aspak për ecurinë e të kuqve. KOMBËTARJA

Në fund, i pyetur për një mundësi për të përfaqësua­r Kombëtaren shqiptare, Leonit Abazi u shpreh: "Kombëtarja është një ëndërr për të gjithë. Sigurisht që do të pranoja, pasi është ëndërr të luaj për fanellën kuqezi të Kombëtares". Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania