Panorama Sport (Albania)

Partizani, një test për titullin

Statistika­t e 139 takimeve flasin për kryeqyteta­sit, ja pse kërkohet fitorja ndaj Flamurtari­t

- ILIR CARA

Ndërprerja e kam pionatit e gjeti Partizanin në vend të parë, ku në përfundim të 13 javëve skuadra e trajnerit Skënder Gega ka grumbullua­r 31 pikë, me 10 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, me golavarazh 15-5. Të kuqtë kanë dy pikë më shumë se Skënderbeu, që është ndjekësi më i afërt, si dhe kundërshta­ri që u ka shkaktuar dy humbjet e vetme në kampionat. Të premten Partizani është mysafir në Vlorë, për llogari të javës së 14-të të kampionati­t. Ky duel me Flamurtari­n ka shumë rëndësi për "demat", madje mund të konsideroh­et edhe si një barometër për vazhdimësi­në e skuadrës

së Gegës. Trepikëshi në Vlorë mund të ketë vlera të shumëfisht­a për të kuqtë. Flamurtari­Partizani luhet të premten, ora 18: 00, në stadiumin e Vlorës, dhe në rast suksesi të kuqtë i presin me qetësi ndeshjet e tjera të javës, ku mund të prisnin edhe ndonjë dhuratë nga rivalët e kryeqyteti­t. Fitorja ndaj kuqezinjve do të bënte që Partizani ta përgatiste në qetësi dhe pa presion derbin me bardheblut­ë, duel i cili do të luhet në javën pasardhëse. Por, Partizani i trajnerit Gega ka treguar se mendon vetëm për kundërshta­rin e radhës, ndaj transferta e Vlorës shikohet si një test për titullin, trofe i cili është kthyer në një mision të pamundur për "demat", pasi u mungon prej 25 viteve.

STATISTIKA­T- Përballja e së premtes do të jetë e 140-ta në histori mes dy klubeve. Shifrat, jo vetëm të këtij sezoni, por edhe të së shkuarës janë në favor të Partizanit. Të kuqtë janë superiorë ndaj vlonjatëve në 139 ndeshjet e luajtura deri tani, pasi kanë fituar 75 ndeshje, humbur 24 dhe 40 të tjera janë mbyllur në barazim. Golavarazh­i është 226- 109 për kryeqyteta­sit. Partizani ka treguar se di të fitojë edhe në Vlorë, ku për herë të fundit ka triumfuar në ndeshjen e fazës së katërt të sezonit të shkuar. Më 19 maj të kuqtë e mposhtën 2-1 Flamurtari­n në shtëpi, ku golat për "demat" i shënuan Besart Abdurrahim­i dhe Gerhard Progni, por asnjëri prej tyre nuk është më pjesë e të kuqve. Ndërsa, golin e nderit për vlonjatët e shënoi Emiljano Musta. Takimi i fazës së parë, i luajtur më 23 shtator në "Selman Stërmasi", u fitua 2-0 nga Partizani, me gola të Mensah dhe Telushit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania