Panorama Sport (Albania)

Stijepovic Më pëlqen Shqipëria, shqetësimi i i vetem... renditja

-

Nikola Stijepoviç është një prej lojtarëve më të rëndësishë­m te Kastrioti. Mbrojtësi iu bashkua krutanëve në verë nga malazezët e Sutjeskës. Deri më tani, 25-vjeçari ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar absolut, duke bërë paraqitje mjaft të mira. Në një prononcim të dhënë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", malazezi tregon se ndihet mjaft mirë në Krujë, por e vetmja gjë që e shqetëson është vendi i fundit në klasifikim. "Në fillim e kisha të vështirë të ambientohe­sha, pasi ishte eksperienc­a ime e parë jashtë Malit të Zi, megjithatë me kalimin e javëve çdo gjë u normalizua. Më pëlqen Shqipëria dhe njerëzit këtu janë mjaft të respektues­hëm dhe dashamirës të futbollit. Kategoria Superiore është një kampionat mjaft i fortë dhe në vitet e fundit është rritur ndjeshëm si nivel. Këtë e kanë treguar ekipet shqiptare që kanë marrë pjesë deri në grupet e Ligës së Europës. Ky sezon me Kastriotin, pavarësish­t nisjes me një fitore në Gjirokastë­r, nuk ishte sipas pritshmëri­eve, pasi pas asaj fitoreje gjërat nuk shkuan siç ne prisnim dhe në 12 javë arritëm të grumbullon­im vetëm 4 pikë. Megjithatë, me ndryshimet në pankinë loja pësoi rritje dhe në javën e 13-të arritëm të merrnim më në fund një fitore të dytë, e cila na riktheu buzëqeshje­n. Tri pikët e marra me Kamzën na kanë dhënë besim se në vazhdim, nëse do të luajmë kështu, mund t'i largohemi fundit. Për ta bërë këtë, duhet shumë punë dhe përkushtim, duhet të zbatohet me përpikëri çdo udhëzim i trajnerit. Për ndeshjen e radhës, kemi nisur përgatitje­t prej disa ditësh. Laçi është një kundërshta­r i fortë. E kam ndjekur dhe mund të them që janë një ekip që mund të hapin probleme, ndaj duhet pasur shumë kujdes. Megjithatë, ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën, me shpresën që do të marrim maksimumin", përfundoi Stijepoviç. PËRGATITJE­T - Kastrioti dje ka zbritur në fushë për nisjen e përgatitje­ve për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojë në transfertë ndaj Laçit. Pozitiv është fakti se skuadra në këtë përballje vjen pas një fitoreje, por edhe e plotë në organikë. Trajneri Stavri Nica do t'i ketë të gjithë lojtarët në dispozicio­n për këtë 90-minutësh, prej të cilit kërkohet vazhdimësi­a. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania