Panorama Sport (Albania)

Shkodranët nisin merkaton, një sulmues nga Italia te Vllaznia

18- vjeçari Stivi Demja do të nisë provën këto ditë

-

Vllaznia duket se po mendon që tani për merkaton e janarit. Një shkodran që jeton së bashku me familjen e tij në Itali, madje i lindur në vendin fqinj, Stivi Demja, do të afrohet për provë te skuadra shkodrane. Mësohet se është aktivizuar që në moshë të vogël me ekipin e Santarcang­elo. Demja luan si sulmues dhe ka një shtatlartë­si të admirueshm­e. Ai ka lindur më 16 korrik 2000. Lojtari i ri pritet që t'i bashkohet ekipit që këto ditë. Kjo, për vetë faktin se tekniku Hasan Lika dhe stafi teknik të kenë më shumë kohë për ta parë lojtarin më nga afër. Ka qenë vetë dëshira e futbollist­it që testin e tij të parë ta kryejë pikërisht pranë ekipit të qytetit nga e ka prejardhje­n. Te skuadra ku është aktivizuar Demja ka spikatur për lojën dhe golat e shënuar. FIRAT

Ndërkaq, drejtori sportiv i Vllaznisë, turku Engin Firat, në një prononcim për "RTSH Sport", një ditë më parë, ndër të tjera foli në lidhje me merkaton e skuadrës dhe donatorë që pritet të afrohen nga Katari. "Është normale ta përmirësoj­më skuadrën. Nuk synojmë vetëm për këtë vit, por edhe për më pas. Kërkojmë gjithmonë të përforcohe­mi dhe kjo është normale. Ësh- të e vështirë të punosh këtu në lidhje me marketingu­n. Bëmë disa plane, i pari që ta mbyllim sezonin sa më mirë. Njëri projekt është që të jetë i pavarur. Për këtë të duhet themeli i pari, pavarësia. Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë një vizion për të ardhmen. Po punojmë me një akademi në Nigeri, do marrim të parët lojtarët që do të dalin prej saj. Duhen marrë lojtarë dhe duhen shitur, nga jashtë apo nga kudo. Projekti i dytë është baraspeshi­mi i financave. Në Katar janë të interesuar, u shpjeguam vendin. Kemi vendosur një pikë kontakti. Kemi bërë një marrëveshj­e me një klub atje. Në verë mund të kemi një sponsor nga Katari", tha ndër të tjera Firat në prononcimi­n e tij. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania