Panorama Sport (Albania)

Erzeni, drejt privatizim­it

Drejtori i Sporteve, Astrit Hoxha: Shpresojmë që të bëhet sa më shpejt

- FIQIRI SHEHU

Erzeni, drejt privatiz imit. Ky është lajmi që bën të ditur ekskluzivi­sht për gazetën "Panorama Sport", drejtori i përgjithsh­ëm i Sporteve në Bashkinë e Shijakut, Astrit Hoxha, i cili vite më parë ka qenë president i skuadrës. Në një prononcim për gazetën, ai tregon se katër biznesmenë të mëdhenj kanë hyrë në bisedime me kryebashki­akun e Shijakut, Ardian Kokomani, për të blerë aksionet e klubit. PRIVATIZIM­I

Së fundmi, në Shijak qarkullojn­ë informacio­ne se tek Erzeni kanë shfaqur interes për t'u afruar biznesmenë të njohur me synimin për të krijuar një ekip të madh. I pyetur nëse ka diçka konkrete në lidhje me këtë çështje, Hoxha përgjigjet: "Populli thotë se 'ku ka zë, nuk është pa gjë'. Dhe në fakt, një interesim i tillë është prezent sepse katër biznesmenë të njohur, të cilët nuk mund t'i përmend me emra që tani, synojnë që të marrin klubin. Është fillimi i procesit dhe ata kanë shfaqur interesim serioz

për Erzenin. Madje, janë njohur me infrastruk­turën, me nivelin e skuadrës dhe për ketë janë në bisedime edhe me kryebashki­akun Ardian Kokomani, i cili po tregon interes të veçantë për këtë bashkëpuni­m. Duke qenë mjaft seriozë në këtë afrim të tyrin,

kërkohet pa dyshim të vlerësohet blerja e aseteve të Erzenit, ku përfshihen disa elementë në infrastruk­turë dhe të tjerë faktorë. Pra, nëse arrihet sa më shpejt të bëhet vlerësimi i këtyre aseteve, ata kërkojnë që të blejnë shumicën e aksioneve, çka do të çojë drejt privatizim­it të

klubit. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt sepse do të bënte të mundur që tek Erzeni të hapej një faqe e re në historinë e tij".

ECURIA

Në lidhje me ecurinë e skuadrës në këtë fazë të parë ku ekipi është vetëm katër pikë larg Vllaznisë, drejtori shprehet: "Natyrisht, jam i kënaqur me këtë rezultat mjaft pozitiv të Erzenit në futboll, që u dedikohet futbollist­ëve në radhë të parë, stafit teknik dhe pa dyshim kryebashki­akut Ardian Kokomani që vazhdimish­t ka qenë mjaft i përkushtua­r. Më duhet të theksoj se arritja e këtij rezultati e ka fillesën që gjatë përgatitje­ve të fazës verore, në disiplinën e lartë gjatë procesit stërvitor ku pa dyshim Gentian Stojku e ka justifikua­r plotësisht punën e tij, sikundër dhe administra­tori Altin Keçi. Gjithashtu, duhet vlerësuar edhe puna e palodhur e trajnerit të portierëve Arian Hoxha dhe në përgjithës­i e gjithë aktorëve". MERKATO

"4 ndeshjet e fundit të vitit mendoj se janë tepër të rëndësishm­e sepse duhet të na shërbejnë për të rikuperuar pikët e humbura dhe atëherë mund të themi se Erzeni do të jetë rival kryesor për të hyrë në Superiore. Dhe me fillimin e vitit të ri, Erzeni do të hyjë në merkato, ku ka si plan afrimin e 2-3 futbollist­ëve mjaft cilësorë", përfundoi Hoxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania