Panorama Sport (Albania)

olanda shtang jermaninë

erner dhe Sane nuk m aftuan për pan erat , holande ët të parët në rupin

-

Holanda barazon në frymën e fun dit, duke siguruar vendin e parë në Grupin A. Holandezët e panë veten në disavantaz­h të dy golave pas vetëm 20 minutave lojë. Por, në fund barazuan gjith [ ka me Promes dhe Van Dajk. Kapiteni mund të quhet me plot gojë heroi i ndeshjes, duke treguar edhe njëherë klasin e tij, por këtë herë si golashënue­s dhe jo si mbrojtës. Gjermania ndërkohë zhgënjen sërish, duke mbetur në vendin e fundit.

ESA E AR - Gjermania fillon mirë ndeshjen, duke shënuar gol që në minutën e 9të me anë të Timo Verner. Sulmuesi i Laipcigut godet nga jashtë zone, duke mposhtur portierin Silesen që ishte jo pa faj në pësimin e golit. Deri në ato minuta ishte Holanda që kishte zotërimin e topit, por nuk ishte shfaqur asnjëherë e rrezikshme në portën e Nojerit. Portokalli­njtë mundohen të reagojnë, por mbrojtja gjermane është e vendosur shumë mirë. ]abel dhe Depai janë të pafuqishëm për t_u shfaqur rrezikshëm në portën e "pancerave". Në minutën e 20-të vjen edhe goli i dytë për skuadrën e drejtuar nga trajneri `oakim Lëv. Sane me një aksion personal godet në kufijtë e zonës, duke dërguar topin në rrjetë. Duhet thënë se edhe këtu portieri Silesen mund të kishte bërë më mirë. 2-0 për gjermanët që me cinizmin e tyre mbyllën pjesën e parë me dy gola avantazh. Në kohën shtesë vjen edhe një lajm i keq për skuadrën e Roland Kuman, ku Rajan ]abel mbetet i shtrirë në tokë pas një tërheqjeje në kofshë. Në vend të tij futet Dilrujsen. Pjesa e parë përfundon pas dy minutave shtesë që nuk shërbyen për asgjë.

ESA E D T - U5 minutat

e dyta nisin mirë për skuadrën e trajnerit `oakim Lëv. Holanda duket e pafuqishme dhe nuk arrin dot të shtyjë përpara. Rastin më të mirë për të shënuar golin e tretë e ka Timo Verner, por sulmuesi nuk godet si[ duhet një top të dhënë nga Gnabri me mjeshtëri. Më

pas, është Sane që fal holandezët ku i vetëm me Silesen nuk arrinë t godasë nga shumë pranë. Holanda kundërpërg­jigjet në të 70-ën me anë të Depait që me një aksion personal ndalet nga Nojer në fund. Kehler në të 80-ën godet keq brenda zonës. Këtu vjen edhe

kthesa e portokalli­njve që hidhen në sulm. Në minutën e 85të Promes lëshon një predhë në hyrje të zonës, duke mposhtur Manuel Nojerin që nuk kishte mundësi të bënte asgjë. Minutat e fundit janë dramatike në "Veltins Arena". Në minutën e parë shtesë nga katër të akorduara nga arbitri i katërt, kapiteni Van Dajk gjuan pas një krosimi nga krahu i djathtë, duke shënuar golin e barazimit. Holandezët janë të gjithë në festë. Një gol që vlen shumë, duke u renditur të parët në Grupin A, pasi la pas Francën dhe gjermanët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania